Receta klasike e sallates me veze. Eshte nje burim i shkelqyer i kolines, proteines, Vitamines D dhe folateve. Mund ta perdorni edhe per te mbushur sanduicin.
Perberesit per 4 racione:
- 6 veze te zjera fort te prera
- 1/4 filxhan majoneze
- 2 luge gjelle leng i fresket limoni
- 1 luge gjelle qepe e grire
- kripe, piper
- 1/2 filxhan selino e grire imet
- gjethe marule
Pergatitja:
- Prisni vezet ne copa te vogla.
- Perzieni majonezen, lengun e limonit, qepen, kripen dhe piperin ne nje tas. Shtoni vezet dhe selinone, perziejini mire.
- Mbulojeni dhe futeni masen ne frigorifer qe te perziehen aromat.
- Sherbejeni mbi gjethet e sallates marule.
Vlerat ushqyese:
- Kalori: 169
- Yndyrna: 12 g
- Kolesterol: 283 mg
- Natrium: 368 mg
- Karbohidrate: 5 g
- Proteina: 10 g
- Vitamin A: 455.8 IU
- Vitamin D: 61.5 IU
- Folate: 40.2 mcg
- Kalcium: 50.9 mg
- Hekur: 1.4 mg
- Koline: 190.8 mg