Te kombinosh spinaq dhe luleshtrydhe ne nje sallate eshte nje menyre e shijshme per te furnizuar organizmin me fibra, vitamina A, K, C dhe B6.
Fibrat ulin kolesterolin dhe ruajne nivelet e sheqerit në gjak. Gjithashtu parandalojne kapsllekun dhe çrregullime të tjera gastrointestinale. Nëse konsumoni një racion me luleshtrydhe dhe spinaq, do të përfitoni sasi të vitaminës A dhe K. Trupi ka nevojë për vitaminë K për të parandaluar trombozat. Kjo vitaminë rregullon strukturën e mineraleve të kockave. Vitamina A përfshin substanca të tjera si retinoidë dhe karotenoidë. Vitamina C dhe Vitamina B-6 gjendet me tepër tek luleshtrydhet se spinaqi. Por te kombinuara sebashku e shumefishojne sasine edhe te ketyre vitaminave. Përveç se është një antioksidant i fuqishëm, vitamina C është e nevojshme për të prodhuar kolagjenin. Vitamina B-6 është e nevojshme për formimin e serotoninës që rregullon humorin dhe gjumin. Kjo vitaminë pastron gjakun nga homocisteina dhe ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Sallata e shendetit dhe linjave
Sallaten mund ta konsumoni vetem me keto dy perberes, ose ta pasuroni me arrat ose farat tuaja te preferuara. Ne i kemi shtuar fara pishe. Ato jane nje pasuri antioksidantesh, perfshi vitaminat A, B, C, D, E, si dhe lutein. Luteina eshte nje karotenoid i cili ndihmon shendetin e syve. Pervec kesaj, nese doni te dobesoheni, farat e pishes ju vijne ne ndihme, sepse ju japin menjehere ndjesine e ngopjes.
Si te lajme dhe pastrojme spinaqin
Besoj s’ka me nevoje t’ju themi arsye te tjera pse kjo eshte sallata e shendetit te mire. Tani po ju mesojme receten.

Sallate me spinaq dhe luleshtrydhe
Perberesit (per 1 person):
- 1-2 grushta me gjethe spinaqi te fresket. (Zgjidhni gjethet e vogla e te njoma)
 - 5-6 luleshtrydhe te pjekura, te prera
 - vaj ulliri
 - uthull balsamike
 - kripe
 
Sipas deshires:
- fara pishe ose arra
 - djathe dhie
 
Pergatitja:
- Hidhni spinaqin ne nje tas. Siper spinaqit shtoni luleshtrydhet e prera.
 - Therrmoni djathin mbi sallate.
 - Shtoni farat e pishes.
 - Pergatisni nje dressing te thjeshte per ta shtuar siper sallates. Ne nje tas te vogel perzieni bashke uthullen balsamike, vajin e ullirit, kripen dhe pak piper nese deshironi.
 - Shtoni dressing me uthull siper sallates, perziejeni me kujdes dhe shijojeni.
 
