Sallate vjeshte me finok, arra dhe shege

Quhet sallate vjeshte sepse perberesit e saj gjenden ne kete stine

Nese konsumoni rregullisht finok, ju do merrni shume përfitime shëndetësore që nuk i imagjinoni. Finoku parandalon anemine, trajton problmemet me tretjen, largon fryrjen e barkut, trajton kapsllekun, diarrene dhe dhimbjet e barkut. Pervec ketyre, finoku redukton semundjet e zemres dhe parandalon kancerin, rregullon presionin e gjekut dhe nxit funksionin e trurit. A ju duhen me shume arsye per ta konsumuar? Per ju zonja e zonjusha, finoku rregullon sistemin hormonal, duke ju lehtesuar dhimbjet menstruale, por edhe duke nxitur rritjen e gjoksit.

Ju ftojme te provoni sallaten e shendetit te mire, qe do ju forcoje imunitetin dhe do ju shijoje pa mase.

Perberesit per 2 persona:

  • 1 finok rrumbullake
  • nje dore arra
  • nje dore kokrra rrushi
  • dy-tre luge kokrra shege
  • kripe e sapobluar
  • vaj ulliri ekstra i virgjer
  • uthull vere te kuqe (ose uthull molle)

Menyra e pergatitjes

  • Lani finokun dhe pritni me thike fundin e saj. Nese levozhga mbeshtjellese e finokut duket e ashper, hiqeni edhe ate.
  • Priteni ne feta pjesen e mbetur te finokut.
  • Ruajini gjethet jeshile per dekor ne fund.
  • Finokun e prere ne feta futeni ne nje tas me uje te akullt nderkohe qe pergatisni pjesen tjeter te sallates.
  • Qeroni arrat, pritni kokrrat e rrushit pergjysme dhe qeroni nje shege e mblidhni kokrrat e saj ne nje tas.
  • Kulloni finokun dhe thajini me nje pecete. Futini ne nje tas dhe bashkoni arat, kokrrat e sheges.
  • Rregulloni shijen me pak kripe, dy luge vaj ulliri dhe pak uthull. Perzieni mire te gjithe perberesit. Ne fund shtoni edhe kokrrat e rrushit.

Keshilla

Zgjidhni finok me forme te rrumbullaket dhe te mbushur, pasi jane me te embel dhe kane shije me te mire ne sallate. Keto quhen finok mashkull, ndersa ato si te gjate e me pamje me elegante jane me shije me te forte dhe pershaten me shume per gatime.

Shpresojme t’ju pelqeje kjo sallate. Eshte nje menyre interesante per te konsumuar finokun, keshillon emikodavies.com.

femra-moderne.com