Salmon i marinuar me mjalte dhe trumze te fresket

Gatimi i një vakti të shijshëm (dhe te ushqyeshem) me vetëm disa përbërës, është më e lehtë se sa mendoni. Prova është në salmonin tonë të pjekur, shoqeruar me spinaq të zier. Ja si gatuhet salmon i marinuar me mjalte dhe trumze

Perberesit per 2 veta:

  • 2 fileto salmon nga 200 gr secila
  • 250 gr spinaq
  • 1 thelpi hudher
  • Leng nga ½ e limonit
  • 6 luge te medha vaj
  • Kripe, piper

Per te marinuar salmonin:

  • 1 luge e madhe mjalte
  • 2 luge mustarde e nje cilesie te mire
  • ½ luge e madhe trumzë
  • 1 luge te madhe xhenxhefil te grire ne rende
  • Kripe, piper
  • Lengun e nje portokalli

Menyra e gatimit:

  • Ne nje tas hedhim te gjitha gjerat e marinades, vendosim ne te salmonin dhe i leme rreth 2 ore.
  • Pas 2 oresh heqim salmonin nga marinata dhe e pjekim ne 240 grade per 8-10 minuta.
  • Ne nje tigan hedhim vaj, piper, kripe dhe hudhrat dhe pas pak hedhim spinaqin. E leme spinaqin sa te zbutet dhe heqim hudhren ne nje pjate.
  • Me ne fund marrim spinaqin qe e zbutem ne tigan dhe e shtrojme ne pjaten qe do e sherbejme dhe mbi spinaq vendosim salmonin e pjekur.
  • Mbi salmon sperkasim gjysem limoni dhe gjysem portokalli.

femra-moderne.com