Nje sanduiç i veçantë, me ullinj, sardele dhe speca të pjekur per nje shije te pazevendesueshme
E lehtë
Përgatitja: 20 minuta
Gatimi: rreth 23 minuta
Përbërësit për 4 persona:
- 4 panine me vaj dhe ullinj;
- 1 spec i kuq;
- 1 spec i verdhë;
- 12 fileto sardelesh të zbruajtura;
- krem peshku të punuar me piper;
- domate-qershi të kuqe;
- rrepë,
- kopër ose rigon të freskët, sipas dëshirës;
- vaj ulliri;
- kripë;
- piper.
Pergatitja:
1. Piqni specat në furrë, duke i kthyer nga të gjitha anët, për rreth 20 minuta, pastaj vendosini në një sallatierë, mbulojini dhe lërini të ftohen.
2. Hiquni lëkurën specave, fijet dhe farat, priteni tulin në shirita 1 cm. Mbajini në sallatierë, shtoni vaj, kripë dhe përziejini.
3. Pritini bukët përgjysmë për nga gjatësia dhe thekini lehtas. Lyeni me kremin e peshkut pjesën e brendshme. Vendosni specat, duke kombinuar ngjyrat, shtoni filetot e sardeleve, domatet, rrepat, koprën ose rigonin. Shërbejeni menjëherë.
Këshillë
Mund të përdorni vetëm një ngjyrë speci, t’i zëvendësoni filetot e sardeleve të zbruajtura me fileto sardeleje në shëllirë, si dhe të shtoni qepë të gjalla.