Sanduiç me ullinj, sardele dhe speca të pjekur

Nje sanduiç i veçantë, me ullinj, sardele dhe speca të pjekur per nje shije te pazevendesueshme

E lehtë

Përgatitja: 20 minuta
Gatimi: rreth 23 minuta

Përbërësit për 4 persona:

  • 4 panine me vaj dhe ullinj;
  • 1 spec i kuq;
  • 1 spec i verdhë;
  • 12 fileto sardelesh të zbruajtura;
  • krem peshku të punuar me piper;
  • domate-qershi të kuqe;
  • rrepë,
  • kopër ose rigon të freskët, sipas dëshirës;
  • vaj ulliri;
  • kripë;
  • piper.

Pergatitja:

1. Piqni specat në furrë, duke i kthyer nga të gjitha anët, për rreth 20 minuta, pastaj vendosini në një sallatierë, mbulojini dhe lërini të ftohen.
2. Hiquni lëkurën specave, fijet dhe farat, priteni tulin në shirita 1 cm. Mbajini në sallatierë, shtoni vaj, kripë dhe përziejini.
3. Pritini bukët përgjysmë për nga gjatësia dhe thekini lehtas. Lyeni me kremin e peshkut pjesën e brendshme. Vendosni specat, duke kombinuar ngjyrat, shtoni filetot e sardeleve, domatet, rrepat, koprën ose rigonin. Shërbejeni menjëherë.

Këshillë

Mund të përdorni vetëm një ngjyrë speci, t’i zëvendësoni filetot e sardeleve të zbruajtura me fileto sardeleje në shëllirë, si dhe të shtoni qepë të gjalla.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search