Secili prej nesh zotëron disa forma të ndryshme inteligjence

Secili prej nesh zotëron disa forma të ndryshme inteligjence

Të flasësh për inteligjencën është shumë e lehtë. Më mirë do të ishte ta lakonim fjalën në shumës. Sepse nuk ekziston një e vetme, por disa zotësi të ndryshme.

Predispozita dhe kultura

Sipas një studiuesi amerikan, kur lindim, secili prej nesh zotëron disa forma të ndryshme inteligjence. Me kalimin e viteve, disa prej tyre zhvillohen, duke u bashkuar midis tyre në mënyra të ndryshme në njerëz të ndryshëm; ndërsa disa të tjera humbasin. Nga njëra anë, përdorimi i tyre dhe se cilës inteligjence i lë më shumë hapësirë varet nga një lloj predispozite personale. Pastaj është ndikimi i faktorëve të tjerë. Kultura me të cilën përballet, edukata që merret që fëmijë, ambienti ku jeton.

  • Por cilat janë format e ndryshme të inteligjencës? Fillojmë nga ajo më e njohura, gjuhësore-gojore, natyraliste, vetjake, trupore dhe pamore-hapësinore. Dhe të tjera. T’i shohim një nga një se si shprehen. Kështu mund të zbuloni se cila është e juaja.

Si t’i forconi aftësitë e tjera

A është e mundur të zhvillojmë aftësi të ndryshme që të paktën në nivelin potencial, ekzistojnë brenda nesh? Përgjigjia e ekspertëve është po. Ja disa sugjerime. Jo për të qenë të shkëlqyer, por për t’u lënë hapësirën e duhur prirjeve të secilit.

Provoni “të studioni” se kush di të shprehë më mirë secilën aftësi të vetën. Eshtë hapi i parë dhe më i rëndësishmi.

  • Dëgjimi i një konference që jep një poet ose shkrimtar do t’ju lejojë të kapni karakteristikat e inteligjencës gjuhësore. Përballja me një arkitekt ose me një skulptor do të nxjerrin veçantitë e inteligjencës hapësinore. Duke vëzhguar një balerin, një mim ose një akrobat mund të zbulohen format shprehëse të inteligjencës trupore.
  • Një sugjerim tjetër për të forcuar inteligjencën gjuhësore është të luani me javën enigmistike; lojërat në kompjuter janë të dobishme për të ushtruar aftësitë pamore hapësinore, ndërsa mekanizmat e bursës ushtrojnë inteligjencën logjiko-matematikore.
  • Për të zhvilluar inteligjencën personale duhet të mësojmë të bëhemi më elastikë, të mos jemi të rreptë në gjykimin e emocioneve, të mos e lëmë veten të na mundin gjendjet e këqija dhe negative shpirtërore, dhe as paragjykimet.
  • Për të zhvilluar inteligjencën ekzistenciale mjafton të ndjekim një kurs meditimi ose yoga, por mund të jetë i dobishëm edhe kundrimi i natyrës apo i një vepre arti. Në ritmin e vrullshëm të jetës sonë të përditshme, këto pushime të shkurtra na lejojnë t’u lëmë hapësirë “zërave tanë të brendshëm”, ato që dinë të na rilidhin me ritmet dhe dimensionet e natyrës. Mjafton të rikuperojmë aftësinë e dëgjimit. Dhe t’i kushtojmë pak vëmendje të gjithë realitetit që na rrethon, duke përfshirë edhe njerëzit që na rrinë pranë.

Roli vendimtar i shkollës

Midis detyrave të tjera të shkollës duhet të jetë edhe ajo që i lejon fëmijët të vlerësojnë mënyrat e ndryshme për të shprehur inteligjencën, pa sakrifikuar asnjë. Po çfarë ndodh?

  • Në përgjithësi shkolla ka tendencën të privilegjojë inteligjencën gjuhësore dhe atë logjiko-matematikore.
  • T’i mësosh fëmijës që “të shfrytëzojë” disa nga mundësitë e tij të tjera mund të dalë një gjë e rëndësishme për të mbushur deficite të mundshme. Në më të shumtën e rasteve gjithçka varet nga mësuesit e veçantë, nga aftësia e tyre për t’i kushtuar vëmendje dhe t’u vërë veshin shprehjeve të shumta të të vegjëlve.
  • Po në ç’mënyrë mund të ndodhë e gjitha kjo? Sipas ekspertëve duhet gjetur koha për aktivitetet gjuhësore, logjike, matematikore, teknike. Por e rëndësishme është t’u lëmë hapësirë edhe fantazive, krijimit, imagjinatës, lojërave, të qeshurave, absurditetit, një hapësirë ku fëmijët janë mësues. Dhe e fundit, mirë do të ishte t’i edukojmë fëmijët të dëgjojnë vetveten, por edhe të kenë kujdes për ndjenjat e të tjerëve.

femra-moderne.com