Sekrete dobesimi nga vende te ndryshme te botes

Ne shume vende te botes mbipesha eshte shume e ulet dhe pretendimet per jeten te larta. Shihni se cfare strategjish dietike ndjekin keto vende dhe mesoni nga to.

France: Racione te vogla

Gastronomia ka lindur ne France dhe kafshatat (antipastat) prototipe te vogla rezultojne tabllo pikture ne nje pjate, por paralelisht edhe racione.
Cfare te beni? Servirni duke e prere racionin pergjysem, por vereni ne pjate te vogel qe mos t’u duket bosh.

Japoni: Ndalojne ngrenien para se te ngopen

Shume njerez ndjekin taktiken “hara hachi bunme” te te ngrenit. Te ndjehen 80% te ngopur, duke ju larguar fryrjes e mbikonsumimit te ushqimit.
Cfare te beni? Mos e hani kurre te gjithe ushqimin tuaj. Mundohuni te lini gjithmone 3-5 kafshata ne cdo vakt.

Itali: Hane me nge

Per italianet vaktet ofrojne cilesi kohe me miqte dhe familjen, praktike qe inkurajon lidhjen. Duke ngrene ngadale e me nge, ulet grykesia dhe stimulohet lirshmeria qe ndihmon honepsjen e ushqimit. Organizmi e perpunon ushqimin me lehte kur eshte i qete.
Cfare te beni? Mos hani ne kembe. I jepni kohe te ngrenit, qe te shijoni shijen, trajten dhe aromat e ushqimit.

Spanje: I ndajne vaktet

Preferojne te mbushin tryezen e tyre me pjata te vogla dhe antipasta e t’i ndajne me te tjeret. Keshtu qe marrin nje shije nga te gjitha, pa e tepruar.
Cfare te beni? Ne restorant merrni nje menu e ndaheni me nje shoqen tuaj. Keshtu do te keni perfitim ekonimik dhe me pak kalori.

Kine: Preferojne fibrat bimore

Studimet tregojne se kinezet konsumojne 3 here me shume ushqime se sa amerikanet. Vaktet e tyre jane prej perimeve, frutave e fasuleve, te pasura me fibra bimore. Mishin e perdorin si garniture e perben vetem 2% te te ushqyerit te tyre.
Cfare te beni? Ndajeni ushqimin tuaj ne 3 pjese: 2 te jene me te medha e 1 me e vogel. Ne pjeset e medha vini sallate ose pure fasulesh e te e vogla vini mishin.

Indi: Perdorin shume ereza

Keto ofrojne shije pa qene e nevojshme te perdoret kripa. Pevecse kane pak kalori e yndyra, kerkuesit kane zbuluar se hudhra, trumza, rozmarina, kanella, etj. veprojne ne parandalimin e disa semundjeve.
Cfare te beni? Zhdukeni kripen nga kuzhina dhe ne vend te saj perdorni ereza, qe do perterijne shijen tuaj.

femra-moderne.com