Sekretet e lidhjeve që zgjasin…

Kush tha se personazhet publike ndahen e lidhen sa here i do qejfi?! Ka edhe nga ata qe për shumë vite me radhe jane lidhur dhe qëndrojnë vetëm me një njeri. Ja cilët janë ata dhe për më tepër mësoni se si i kane mbijetuar ato martesave dhe marrëdhënieve shumëvjecare.

Pergatiti: Rea Hyseni

Tom Hanks dhe Rita Wilson: 30 vjet

Së bashku cifti nuk ka bërë vetëm dy fëmijë por edhe shumë filma, përfshi këtu Mama Mia dhe My Big Fat Greek Weeding. Me rastin e 25 vjetorit te martesës Tom i bëri zemrat e të gjitha grave amerikane të shkriheshin, kur tregoi ne emisionin e Ellen DeGeneres se sa shumë e donte bashkëshorten e tij: “Gjeja per te cilen grindemi me teper eshte se kush e do me shume tjetrin”.

Goldie Hawn dhe Kurt Russell: 35 vjet

(Photo by Axelle/Bauer-Griffin/FilmMagic)

Disa nga lidhjet më të gjata nuk janë martesa – mbase prandaj janë kaq të lumtur Goldie dhe Kurt. Ata kanë që në 1984 që janë bashkë dhe kanë rritur së bashku katër fëmijë: një të përbashkët dhe tre të martesave të mëparshme të të dyve, përfshi edhe Kate Hudson.
Goldie thotë se asaj i pëlqen liria e të qenit e pamartuar. “Edhe kështu ndihem e devotshme, a s’është kjo ajo që kërkon martesa?! Për aq kohë sa gjendja ime emocionale më bën të ndjej devotshëri, sinqeritet, përkujdesje dhe dashuri atëherë
jemi në rregull.

Meryl Streep dhe Don Gummer: 40 vjet

Photo by Chris Pizzello/AP/REX/Shutterstock

Meryl, çdo herë që merr një çmim Oscar, të parin person që falenderon është bashkëshorti i saj skulptor. Në 2012, kur u vlerësua si aktorja më e mirë për rolin në Zonja e Hekurt, ajo tha: “Së pari do falenderoj Donin, sepse dua që ai ta dije se gjërat
që çmoj më shumë në jetë janë ato që më ka dhënë ai”. Çifti ka katër fëmijë: një djalë dhe tre vajza që i ngjajnë komplet mamit.

Michael J.Fox dhe Tracy Pollan: 30 vjet

Në vitin 1991, kur Fox u diagnostikua me Parkinson, çifti pati një sfidë të tmerrshme përpara, por ndjenjat për njëri-tjetrin nuk u lëkundën. “Instikti im ishte i fortë. Tracy është personi i duhur për mua” – ka thënë ai ne nje interviste. Çifti ka katër fëmijë, tre kanë lindur pasi aktori u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit.

Kevin Bacon dhe Kyra Sedgwick: 31 vjet


Të dy janë takuar në sheshxhirimin e filmit PBS, ku punonin të dy, dhe që atëherë kanë bashkëpunuar në disa filma të tjerë. Ata e bëjnë martesën e tyre të funksionojë duke qenë super-romantikë. “Shpeshhere leme ‘takim’ bashke – thotë ai. – E kemi gjithë apartamentin vetëm për vete, mbyllim dyert, vijmë vërdallë, gatuajmë, hamë darkë me qirinj, shohim ndonjë film…” Gjithmonë kalojnë kohë me dy fëmijët e tyre – mjetet elektronike nuk lejohen.

Oprah Winfrey dhe Stedman Graham: 33 vjet

Një tjetër çift i pamartuar, ata kanë patur një fejesë të shkurtër në 1992, por vendosën se ishin më të lumtur në një bashkim “shpirtëror”. Oprah thotë se kjo e ka shpëtuar lidhjen: “Po të kisha titullin ‘bashkëshorte’ atëherë do kishim pritshmëri të tjera për atë çka është një bashkëshorte dhe se çfarë duhet të bëjë ajo. Para së gjithash, duhet të jetë prezente në shtëpi herë pas here” – thotë ajo.

Hugh Jackman dhe Deborrah Lee Furness: 23 vjet

Ndërkohë që Jackman ka kaluar nga i panjohur në një nga më të pëlqyerit në Hollywood, Furness është një aktore shumë e famshme në vendlindjen e tyre, Australi. Ai ka bërë një pakt, që të mos largohet asnjëherë më shumë se dy javë nga familja. Ylli i The Les Miserables është edhe shumë romantik dhe s’e kemi fjalën vetëm për lulet që ja dhuron cdo javë asaj. “Rregulli nr.1 për të qenë romantik, është elementi surprizë”- thotë ai.

Jamie Lee Curtis dhe Christopher Guest: 35 vjet

Në vitin 1984 të dy u martuan në shtëpinë e shokut të tyre të përbashkët, regjisorit Rob Reiner. Që atëherë nuk janë ndarë nga njëri-tjetri. Ata kanë dy fëmijë të adoptuar.

Sarah Jessica Parker dhe Matthew Broderick: 21 vjet

Të dy filluan të shoqëroheshin në 1992, u martuan fshehurazi në 1997 (ajo u vesh me të zeza) dhe e kanë mbajtur shumë të fshehtë jetën e tyre martesore. Ata jetojnë në West Village ne New York dhe kanë tre fëmijë, James Wilkie dhe binjaket Marion dhe Tabitha.

Jeff Brifges dhe Susan Geston: 41 vjet

Jeff është takuar Susan ndërkohë që xhironte një film në fermën Montana, ku ajo punonte. “Nuk ja shqisja dot sytë. Ajo ishte aq mahnitëse, me sytë e saj… kishte
thyer edhe hundën në një aksident, por gjithsesi diçka në bukurinë e saj (edhe pse të dëmtuar) më mbante të tërhequr”- thotë aktori. Çifti ka tre vajza.

Tom Selleck dhe Jillie Mack: 30 vjet

Aktori është shprehur se martesa e tyre ka funksionuar edhe sepse të dy janë tipa shumë të ndryshëm. “Jillie është shumë energjike, unë jam pak më i qetë”. Pavarësisht interesave të ndryshme ata gjthmonë gjejnë kohë të rrinë bashkë çdo ditë. “Zakonisht një vakt e hamë bashkë çdo ditë”. Ata kanë një vajza, Hannah, 29 vjeç.

Çifte të tjera të Famshme që i kanë rezistuar kohës

  • John Travolta e Kelly Preston të martuar që nga viti 1991.
  • Will Smith e Jada Pinkett Smith të martuar që në 1997
  • Warren Beatty e Annette Bening, martuar në mars të 1992.
  • Michelle Pfeiffer me David E. Kelley, bashkëshortë që nga 1993.

femra-moderne.com