Keto sekrete nuk i dini për puthjen…
Puthja është një mënyrë për të shfaqur afeksion që të jep shumë kënaqësi, për të mos thënë që është provuar shkencërisht që siguron një afrim më të madh emocional mes çifteve sesa intimiteti fizik.
- Ka një emër shkencor për gjithçka dhe këtu bën pjesë dhe puthja. Termi për fushën që studion puthjen është “filematologji”, termi shkencor për puthjen franceze është “kataglotizëm”.
- Fjala “kiss” vjen nga anglishtja e vjetër “cyssan,” e cila nga ana e saj vjen nga paragjermanishtja “kussijinan” ose “kuss.” Këto fjalë mendohet që kanë ardhur nga tingulli që bën puthja.
- Lëvizja e buzëve është një punë fizike. Një njeri mesatar djeg 2 kalori për çdo minutë puthje, një pasionant mund të djegë deri 6 kalori në minutë.
- Puthja është një temë e përhapur në poezi dhe letërsi në të gjitha gjuhët e botës. Për herë të parë, puthja është shkruar në tekstet e Katër Vedikteve Sanskrite, që janë shkruar që në vitet 1500 Para Krishtit.
- Me një puthje, një njeri shkëmben nga 10 milionë në 1 miliardë baktere. Sado e çuditshme të duket megjithatë, të puthesh me një person të sëmurë ka më pak rrezik për të marrë të ftohtin sesa t’i japësh dorën.
- Një person normal puthet aq sa mund të mbushë dy javë të jetës.
- Puthja mendohet që është e këndshme, por mund të ketë edhe pasoja shumë të këqija. Në Kinë, një burrë e puthi aq fort të dashurën sa uli presionin e ajrit në gojën e saj dhe asaj iu ça daullja e veshit.
- Në një puthje angazhohen shumë muskuj, një puthje të plotë franceze përfshin 34 muskuj, por më i rëndësishmi është orbicularis oris, muskuli që mbledh buzët.
- Rekordi aktual botëror për puthjen më të gjatë mbahet nga Ekkachai dhe Laksana Tiranarat nga Tajlanda. Në 14 shkurt të vitit 2013, ata thyhen rekordin e mëparshëm me një puthje të gjatë prej 58 orësh, 35 minutash dhe 58 sekondash.
- Buzët e njerëzve janë skajshmërisht të ndjeshme, 100 herë më shumë sesa majat e gishtave.
- Romakët, si grekët e lashtë, ishin të njohur për të intelektualizuar çdo gjë, edhe puthjen. Ata i ndanin ato në tri kategori: puthje në faqe ose “Osculum”, puthje në buzë “Basium” dhe një puthje e thellë ose “Savolium”.
- French kissing mund të jetë një përvojë shumë argëtuese dhe e këndshme, por emërtimi klasik nuk synonte këtë. Termi ka dalë në 1923 si një goditje për kulturën franceze për të cilën njerëzit mendonin që ishte shumë seksuale.
- Shumë studiues janë të pasigurt nëse puthja është e mësuar apo e lindur. Duke qenë që ka shumë kultura në botë që nuk e praktikojnë puthjen, dyshohet që mund të mos jetë e lindur.
- Puthja është përdorur si një metaforë e fuqishme në të gjithë artin dhe letërsinë. Dy më të përdorurat janë puthja e jetës, e quajtur ndryshe “Fryma e Zotit” dhe puthja e vdekjes, që i referohet asaj që njihet “Puthja e Judës”.
- Kur puth dikë për herë të parë, çlirohet dopaminë, një hormon i ndjesive pozitive që të bën të kesh më shumë dëshirë, por dopamina mund të bëjë të humbasësh oreksin dhe e bën shumë të vështirë të të zërë gjumi.
- Kur puthen, gati dy të tretat e personave përkulin kokën në të djathtë. Studiuesi gjerman Onur Güntürkün e ka zbuluar këtë jo duke i vëzhguar njerëzit, por duke parë vjedhurazi 224 çifte amerikane, gjermane dhe turke.