Sekretet për të jetuar më gjatë dhe më shëndetshëm

Të hash në mënyrë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, te rrethohesh nga miq dhe të bësh shumë sport. Janë këto disa nga truket për të siguruar rininë e përjetshme.

Thuhet se njerëzit mund të arrijnë deri në 105 madje edhe deri 125 vjeç. Këto hipoteza vijnë nga teoria e 5-fishimit të llogaritur me kohën e jetesës maksimale për çdo specje. Është shkruar se në specjen njerëzore rritja (kuptohet ngjitja e kockave të fundit), vjen në 21 vjeç tek gratë dhe 25 vjeç tek burrat, kohëzgjatja maksimale e jetës duhet te jete 105 (21×5). Por flitet thjesht për një teori. Në fillim të shekullit, kohëzgjatja mesatare e grave ishte 43 vjeç kurse burrat 42.6 vjeç. Pra në qoftë se gratë jetonin mesatarisht deri në 80 vjeç burrat 74.6 vjeç. Praktikisht, kohëzgjatja e jetesës është 2 fishuar në harkun kohor të
një shekulli.

Një ndimesë nga mjekësia

Nga disa të dhëna, objektivat e jetesës mesatare janë 85 vjeç, një pikëarritje që mund të arrihet falë:

  • Progresit inxhinierinë gjenetike.
  • Zbulimit të gjeneve të reja që lejojnë njohjen dhe luftimin e disa sëmundjeve.
  • Operacioneve kirurgjikale që avancojnë gjithmonë nga pikëpamja teknike.
  • Mundësisë së ndërhyrjeve me proteza ose me organe artificiale.
  • Mundësitë e kurave hormonale, që bëhen gjithmonë më efikase.
  • Megjithatë, edhe sikur t’i gjendet kurimi sëmundjeve vdekjeprurëse, jetesa mesatare do të jetë rreth 90 vjeç.

Kur plakesh ‘‘mirë’’

Thuhet se një njeri plaket mirë, kur në moshë të avancuar, rreth të 70-ave plotëson këto kushte:

  • Ka një gjendje shëndetësore të mirë, pa rreziqe jetësore.
  • Gëzon një gjendje të mirë mendore.
  • Merr pjesë aktive në jetën shoqërore dhe prodhuese.

‘‘Po’’ parandalimit

Kur ekziston një sëmundje, mund të bëjmë pak për të evituar që një person të kapë një moshë të caktuar. Megjithatë mund të ndërhyjmë në dy mënyra:

  1. Duke ndryshuar stilin e jetesës, duke marrë parasysh sëmundjet kryesore që godasin moshën e tretë; diabeti, sëmundjet kardiovaskulare, shfaqja e disa tumoreve.
  2. Duke ndryshuar anën intelektuale dhe të njohurive, kjo nuk do të ndalojë shfaqjen e këtyre sëmundjeve, por të paktën do të vonojë simptomat e këtyre shqetësimeve.

Përse gratë jetojnë më shumë se burrat?

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search