Nje recete per shakshouka: veze ne salce pikante domatesh
Per: 3-4 racione
Koha e pergatitjes: 40 minuta
Perberesit:
- 2 luge vaj ulliri
- 1 qepe, e grire
- 2 speca djeges, hiqen farat dhe pritet ne copa te vogla
- 1 spec i kuq kinez djeges, hiqini farat dhe grijeni
- 1 kanace domate me copa
- 1/2 filxhan leng perimesh
- 1 luge caji cumin
- 1 luge caji spec i kuq i embel i grire
- 1/2 luge caji rigon
- 1/2 luge caji kripe
- 1/4 luge caji piper i sapobluar
- 6 deri ne 8 veze
- 2 luge gjelle majdanoz i grire
- 1/4 filxhan djathe i therrmuar (djathe i bardhe feta)
Menyra e pergatitjes:
- Ne nje tigan te thelle e te gjere ngrohni vajin ne nxehtesi mesatare. Shtoni qepen dhe specat dhe tiganisini derisa qepa te zverdhet dhe te zbutet, rreth 7 minuta.
- Shtoni domatet, lengun e perimeve, kuminin, specin pluhur, rigonin, kripen dhe piperin. Lereni te gatuhen per 20-22 minuta derisa te trashet.
- Thyeni vezet dhe hidhini siper salces, mbulojeni me kapak dhe gatuajini per 6-8 minuta ose deri kur te bardhat te mpiksen dhe e verdha te jete e pagatuar mire.
- Sperkateni me majdanoz dhe djathe feta dhe sherbejeni me pite te vogla ose buke te thekur.