A ju ndodh edhe juve te mendoni se si mund te zgjidhni sheget me te mira, ato qe kane farat e kuqe dhe te embla? Po pastaj, si do t’i hapni pa bere shume rremuje? Me keto marifete ne mund t’jua lehtesojme pak zgjedhjen. Ne kete menyre do shijoni sheget keto fruta, simbol i bollekut, bukurise e shendetit
Si t’i zgjedhim?
- Qe te zgjedhim nje shege te mire, si fillim shikojme ngjyren e saj, te jete e ndritshme ose e kuqe e thelle. Nqs ne disa vende eshte e verdhe, s’ka problem mjafton ne pjesen me te madhe fruti te jete i kuq i theksuar.
- Ne vazhdim shikojme lekuren. Te mos jete e hapur dhe me vrima ne vende te ndryshme , sepse e sigurt qe do jete e prishur nga brenda!
- Ne fund, vereni peshen e sheges. Peshojme ne dore disa shege dhe zgjedhim ato qe na duken me te renda. Me kete menyre sigurohemi qe sheget jane te mbushura me kokrra te kuqe, te lengshme dhe jo te mushura me lekura te bardha.
Sheget rezistojne ne kushte te mira 1 jave ne temperature dhome , ndersa ne frigorifer deri dhe 3 jave.
Pasi e keni hapur, duhet ta konsumoni menjehere. Mund ta ruani te hapur edhe ne frigorifer, por me e shumta per 3 dite.
Si t’i pastrojme dhe perdorim
Nje nga arsyet qe shume nuk i hane sheget eshte pastrimi i veshtire i tyre. Jo aq shume koha qe merr per t’u qeruar, se sa rremuja me pas. Lengu i tyre sperkat dhe njolla eshte e pamundur te iki nga rrobat.
Menyra nr.1: Qeroni sheget brenda ne uje. Mbushni nje tas me uje dhe fusni te paren shege te prere ne mes. Me duart brenda ne uje veconi kokrrat nga lekura shpejt e shpejt. Keshtu nuk sperkateni me pikat e sheges dhe nuk e njolloseni fare. Por me e rendesishmja: kokrrat bien ne fund te tasit, ndersa lekurat e vogla notojne siper ne uje dhe eshte shume e thjeshte t’i mblidhni e t’i hiqni. Pastaj, kullojini kokrrat e kuqe ne kullese dhe i konsumoni sipas deshires, ne gatime, salca, sallatra.
Menyra nr.2: Leng shege. Lengu i sheges i kombinuar me leng portokalli eshte shume i fuqishem per forcimin e imunitetit mbrojtes te organizmit, mbi te gjitha gjate kesaj stine.
Thjesht do perdorni nje shtrydhese agrumesh per tu marre lengun. I ndani ne mes dhe shtrydhini. Por me kujdes te mos sperkateni.
Shikoni kete video qe ju tregon edhe dy menyra te tjera se si mund ta hapni shegen dhe t’i merrni kokrrat: