Shenjat që tregojnë se një fëmijë mund të jetë viktimë e bullizmit

Bullizmi si fenomen shoqëror po bëhet gjithnjë e më shqetësues jo vetëm për fëmijët por dhe për prindërit. Bullizmi në përqindjen më të madhe ndodh në ambientet e shkollave në moshën fëminore të nxënësve dhe adoleshente.

Përgjithësisht ndodh që sjelljet bullizuese përsëriten dhe shtohen me kalimin e kohës dhe kjo shton viktimat e bullizmit. Format që merr kjo sjellje e pa dëshiruar janë 3 kryesore:

  • Bullizmi verbal, e cila të flasësh apo të shkruash në mënyrë kërcënuese dhe aggressive.
  • Bullizmi social, pra dëmtimi i reputacionit të dikujt apo marrëdhënieve personale të një personi tjetër.
  • Bullizmi fizik, dëmtimi fizik i një personi apo objekti personal të tij nuk është më diçka e re.

Nëse kjo gjendje nuk menaxhohet mirë nga personi i viktimizuar, ndihmuar nga shkolla prindërit, shoqëria, atëhere gjëndja përkeqësohet, kthehet në depresion dhë lë pasoja gjatë jetës.

Shenjat që tregojnë se një fëmijë mund të jetë viktimë e bullizmit:

  • Plagë të pashpjegueshme
  • Humbje ose shkatërrim i sendeve personale
  • Dhimbje e vazhdueshme koke, stomaku, bën sikur është sëmurëetj.
  • Vështirësi për të fjetur dhe makthe të vazhdueshme
  • Ulje e rezultave në mësime ose humbje e interest në shkollë
  • Humbje  e papritur e shokëve/shoqeve ose shmangie e situatave sociale
  • Ndjenja se askush nuk mund ta ndihmojë
  • Ulje e vetvlerësimit
  • Sjellje vetëshkatërruese, largime nga shtëpia, biseda rreth vetëvrasjes

Burimi: ATA

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search