Përgatitje: 20 minuta
Gatimi: 6 minuta
Përbërësit për 4 persona:
- 12 karkaleca deti të mëdhenj;
- 12 fileto proshute (80 g);
- 2 degë rozmarine;
- 2 lugë gjelle vaj ulliri;
- pak arrëmyshk; piper.
Menyra e pergatitjes:
- Qëroni karkalecat: hiquni kokën, thyejuni zhguallin duke ushtruar forcë mbi unaza. Nxirrni mishin, duke ruajtur bishtin. Hiqni edhe fijen e zezë.
- Parangroheni furrën te grila. Përziejeni vajin me arrëmyshkun dhe rozmarinën e grirë. Ngjyeni në të karkalecat.
Mbështillini një për një me filetot e proshutës. Ngulini nga dy në shisha. - Vendosini shishat në tavën e vajosur të furrës. Piqini nën skarë, 3 minuta nga secila anë.
- Piperosini dhe shërbejini të ngrohta.
Burimi: Revista Femra Moderne