Disa nga faktorët shkaktarë të afteve (ulçera të vogla, të dhimbshme në mukozën e gojës) janë:
- Defiçencë hematinike. Mbi 20% e pacienteve me afte kanë mungesë të hekurit, acidit folik apo vitaminës B.
- Probleme gastrointesinale të mostretjes. Rreth 3% e pacientëve vuajnë nga çrregullimet gastrointestinale.
- Ndërprerja e cigares. Kjo mund të përshpejtojë ose përkeqësojë aftet e formuara në disa raste
- Stresi. Është vënë re se këto ulçera mukozale shfaqen apo përkeqësohen gjatë kohës së provimeve në shkollë
- Trauma. Kafshimi i mukozës dhe vendosja e punimeve dentare mund të cojë në formimin e ulçerave. Aftet janë të pazakonta në mukozën e keratinizuar
- Faktorët endokrinë në disa gra. Aftet janë të lidhura me rënien e nivelit të progesteronit gjatë fazës luteale të ciklit menstrual dhe mund të zvogëlohen përkohësisht në shtatzëni
- Alergjia ndaj ndonjë ushqimi. Pacientet me aftet sipas rastit, mund të kenë alergji ndaj qumështit të lopës
- Sulfati Lauril i Natriumit (SLS). Ky është një detergjent në disa produkte për kujdesin oral, i cili në disa raste mund të formojë ulçerat