Shkaku dhe zgjidhja e panikut kur fluturoni me avion

Disa studiues kanë zbuluar se pse dhe nga vjen frika për të fluturuar, ose më mirë ajo krizë paniku që kap disa njerëz gjatë udhëtimeve me avion dhe që pengon shumë njerëz të hipin në avion. Frika e fluturimit nuk varet vetëm nga një frikë pa arsye që është në mendien tonë, por është rezultat i një qarku të shkurtër të vogël, por shkatërrues të trurit.

Çfarë u ndodh njerëzve që kanë tmerr nga udhëtimet me avion?

Për ta shpjeguar duhet të nisemi nga zbulimi që kanë bërë para pak vitesh disa kërkues. Ata kanë gjetur që në ajrin e kabinave të avionëve të linjës është një përqëndrim i lartë i anhidridit karbonik. Ai është një gaz pa erë dhe pa ngjyrë që çdo njeri lëshon kur nxjerr frymën. Nëse përqëndrimi i këtij gazi e tejkalon njëfarë vlere disa persona gjenetikisht të predispozuar mund të hyjnë në krizë: receptorët që në tru sinjalizojnë një cilësi të keqe të ajrit alarmohen menjëherë dhe shpërthen një zinxhir i vërtetë stimujsh, në nivelin e sistemit nervor. Në fund sinjali ngacmon sistemin limbik, që është qendra e trurit që shkakton ndjesinë e frikës. Dhe kështu vjen tmerri, që shpërthen papritmas dhe në mënyrë shkatërruese.
Ky përfundim është arritur duke bër një provë testimi, për të kuptuar nëse një njeri vuan nga sindroma e fluturimit. Kjo provë konsiston në thithjen e një përzierje ajri anhidrid karboni për disa minuta: në këtë mënyrë riprodhojmë një situatë të ngjashme me atë që verifikohet në bordin e një aeroplani. Kjo përzierje, te njerëzit e predispozuar, shkakton gjithmonë një krizë tmerri, të ngjashme me atë që disa ndiejnë kur janë në avion në fluturim.
Falë rezonancës magnetike, një teknike të veçantë analizash, është arritur të merren imazhet e rrugës që impulset nervore kryejnë, në tru, gjatë një krize të shkaktuar me metodën e mësipërme. Falë këtij eksperimenti është bërë i mundur të vërtetohet se si kalimi i frikës, edhe në njerëz të ndryshëm, ka të njëjtat karakteristika: gjithçka nis nga ai sistem limbik, qendra e panikut. Kjo i ka lejuar shkencetaret të gjejnë një kurë që më në fund mund të mundë frikën e fluturimit.

Dihet prej kohësh nga psikologët që, gjatë një udhëtimi me avion, të gjithë pasagjerët janë të lidhur nga një fije e padukshme tensioni, besimi dhe shprese, nga fakti se janë pezull në ajër, në një situatë jo të natyrshme. Frika, fatkeqësisht, është ngjitëse: nëse ndokush nga pasagjerët është viktimë, mund të shkaktojë terror edhe tek të tjerët.
Dihet prej kohësh nga psikologët që, gjatë një udhëtimi me avion, të gjithë pasagjerët janë të lidhur nga një fije e padukshme tensioni, besimi dhe shprese, nga fakti se janë pezull në ajër, në një situatë jo të natyrshme. Frika, fatkeqësisht, është ngjitëse: nëse ndokush nga pasagjerët është viktimë, mund të shkaktojë terror edhe tek të tjerët.

Frika e fluturimit mund të kurohet

Sot ekziston një metodë terapeutike, që shërben për të parandaluar krizat e panikut. Konsiston në marrjen e disa ilaçeve të veçanta, benzodiazepin, me doza të personalizuara, që duhet të vendosen te personi që udhëton. Por në disa raste frika për të fluturuar është vetëm maja e ajsbergut, sepse ka sëmundje të tjera psikologjike që duhen hetuar dhe kuruar gjithashtu.

Këto kriza frike mund të jenë të rrezikshme për shëndetin e atyre që vuajnë

Nga një pikëpamje mjekësore, jo: nga frika nuk vdes. Por ndjesitë e sëmundjes janë kaq të fuqimshme saqë një krizë e këtij lloji rrezikon të shkaktojë dëme të ndryshme: shkatërron, dhe përgjithmonë, besimin dhe sigurinë që një individ ka te vetja. Që nga ai çast e më tej, ai udhëtar do të ketë gjithmonë frikë që tmerri mos paraqitet kur të fluturojë, pra të shmangë udhëtimet me avion. Nëse do t’i duhet të marrë një avion, do të jetë shumë në siklet. Pa marrë parasysh pastaj që, në fluturim, një krizë mund të shkaktojë situata tensioni, të vështira për t’u drejtuar. Frika, fatkeqësisht, është ngjitëse: nëse ndokush nga pasagjerët është viktimë, mund të shkaktojë terror edhe tek të tjerët. Dhe kjo situatë mund t’i krijojë probleme të mëdha personelit të avionit.

 Këshilla për ata që kanë frikë të fluturojnë 

  • Kush vuan nga kjo sindromë duhet të mbajë mend që kriza kalon brenda pak minutave.
  • Rekomandohet që të mos merrni asnjë ilaç për të mundur ankthin e fluturimit, pa kontrollin e mjekut.
  • Nuk duhet të bëni gabimin më të madh, që shumë e bëjnë, të kërkoni te pijet alkoolike ndjesinë e mirëqenies që lejon të përballojmë një udhëtim të qetë me avion: këto pije mund ta përkeqësojnë gjendjen.
  • Disa njerëz që e dijnë që vuajnë nga paniku kur fluturojnë, thonë se mundohen të shpërqëndrohen duke u marrë me dicka. Psh, luajnë me telefonin, lexojne mesazhet, kontrollojne motin, mbajne shënime për punët që duhet të bëjnë, lexojnë ose shfletojnë një revistë, etj…
  • Mundohuni ta largoni mendjen dhe kriza do zhduket.

femra-moderne.com