Shkarravinat që bëjme kur nuk e kemi mendien zbulojnë emocione, ndjenja dhe gjendje shpirtërore
Na ndodh të gjithëve, ndërsa flasim në telefon, mendojmë ose dëgjojmë dikë që po flet, që të marrim një letër dhe të fillojmë ta mbushim me shkarravina pa kuptim. Ndoshta jo të gjithë e dimë që pas atij universi yjesh, zemrash, katrorësh, shigjetash, shtëpish, piramidash të përsëritura në mënyrë automatike fshihen aspekte të rëndësishme të karakterit tonë. Vizatoni gjithmonë diellin? Po jetoni një periudhë të shkëlqyer, të sigurt që do të realizoni të gjitha projektet. Vazhdoni ta mbushni faqen me firmën tuaj? Ndieni nevojën për të afirmuar personalitetin tuaj me njerëzit që ju rrinë pranë. Nxini çdo vizatim që bëni? Do të thotë që po mërziteni shumë ose që jeni shumë të ankthshëm.
Njihen 6 lloje të ndryshme
Dy mjekë që studiojnë shqetësimet mendore, janë munduar të mbledhin emocione, ndjenja dhe gjendje shpirtërore që tregohen nëpërmjet shkarravinave. I kanë ndarë shenjat dhe vizatimet në 6 kategori.
- Figurativët, vizatimet si pemë, fytyra, shtëpi, tregojnë introspeksion dhe kërkim të botës së brendshme;
- kompleksët, vizatimet që e kanë origjinën nga figurat e mëdha, kuptojnë dëshirën për t’u shoqëruar;
- zbukuruesit, si për shembull majat e larta janë sinonim përsosmërie dhe pedanterie;
- gjeometrikët tregojnë racionalitet dhe rregull;
- abstraktet, ose shkarravinat imagjinare, nevojën për t’u dukur dhe për të qenë më të fortë se të tjerët;
- plotësueset, kur nxijmë gërmat e një titulli gazete, tregon dëshirë për të mbushur boshllëqet e jetës që na japin ankth.
Spiralet
Spiralja tregon nevojën për të shprehur veten, nëse përshkohet nga qendra drejt pjesës së jashtme; nëse është e kundërta do të thotë se ka nevojë për pushim.
Lulet
Njerëzit që shkarravisin lule tregojnë se janë të ndjeshëm, altruistë dhe të shkujdesur. Bëhet fjalë për njerëz romantikë.
Zemrat
Kush vizaton një zemër është një njeri pasionant, që preket shpejt. Zemra që përshkohet nga shigjeta tregon dëshirën për të goditur zemrën e personit që do.
Shtëpia
Vizatimi i shtëpisë tregon dëshirën për stabilitet, nevojën për gjëra të thjeshta dhe për dashuri. Nëse nga oxhaku del tym, do të thotë që në familje ka shumë ngrohtësi njerëzore.
Yjet
Një fletë e mbushur me yje tregon se personi që e ka vizatuar është një njeri me fantazi, idealist dhe që ëndërron me sy hapur. Por nëse janë fshehur me disa re, ka pak ankth.
Shigjetat
Te shkarravi-sësh shigjeta është shenjë agresivi-teti dhe dëshirë për të arritur ob-jektiva ambicioze. Nëse maja është e vizatuar për lart shpreh dëshirën për t’u afirmuar në shoqëri.
Drejtkëndësha
Kush shkarravit figura gjeometri-ke lineare, si drejtkëndësh, bën pjesë në grupin “gjeometër” dhe është një njeri racional, i rregullt, konkret dhe pak instiktiv.
Diell
Kush vizaton diell po përjeton një periudhë të shkëlqyer. Eshtë besnik dhe i sigurt se do të arrijë në pak kohë të realizojë projektet e veta.
Por çfarë na shtyn të mbushim faqe të tëra vizatimesh dhe çfarë domethënie kanë këto shenja në dukje pa kuptim?
Për këtë le të pyesim një grafologe.
Përse ndihet nevoja për të shkarravitur? Gjithçka nis nga pavetëdija: ndonjëherë, secili prej nesh ka dëshirë të rikthehet në fëmijëri dhe, për ta bërë, fillon të luajë me lapsat ose me stilolapsat si atëherë kur ishte fëmijë, duke krijuar një univers fantastik: vizatimet bëhen në mënyrë automatike, pa u menduar. Zakonisht përsëriten në kohë, por edhe mund të ndryshojnë, duke treguar ankth, gëzim ose melankoli, nëse situata psikologjike individuale ndryshon.
Eshtë një mani ngjitëse apo dikush arrin t’i shmangë shkarravinat duke mbushur fletët? Shkarravit më pak kush bën punë me dorë, sepse ka më pak kohë për të qëndruar përballë një flete të bardhë, por në përgjithësi askush s’rri dot pa e bërë, edhe pse kjo gjë ka efekte pozitive në psiqikën tonë.
Shkarravitja bën mirë? Eshtë një mënyrë për t’u shkarkuar, për të shfryrë inatin dhe ankthin e përditshëm: prandaj është e këshillueshme të mbushësh fleta me shkarravina kur vuan nga pagjumësia.
Shkarravinat e meshkujve janë ndryshe nga ato të femrave? Jo. Dikur ekzistonte ky ndryshim dhe kuptohej që nga kaligrafia, sepse kaligrafia femërore ishte më e bukur. Tashmë nuk është më kështu, dhe shkarravinat janë për të dyja gjinitë: ka shumë meshkuj që tregojnë një shpirt femëror duke vizatuar lule dhe shumë femra që vizatojnë figura gjeometrike.
Le të marrim një shembull: Çfarë do të thotë të bësh katrorë, trekëndësha ose figura gjeometrike? Ata që zgjedhin vizatime gjeometrike lineare janë njerëz racional, konkret dhe pak instiktiv. Kush parapëlqen kubat dhe piramidat ka shumë shpirt praktik dhe e përballon jetën me metodë, duke sakrifikuar shpesh, në të dyja rastet, sferën e vet emotive dhe sentimentale.
Edhe rrathët tregojnë racionalitet? Jo. Rrethi është simboli i feminilitetit, por vizatohet ndryshëm nga burra e gra të aftë për ta përshtatur ndaj çdo situate dhe që jetojnë një çast qetësie. Por nëse rrathët janë të mbivendosur ose hyjnë te njëri-tjetri do të thotë që personi ka nevojë të mbyllet në vetvete dhe të rrijë pak vetëm.
Labirinti dhe spiralja kanë ndonjë domethënie të veçantë? Labirinti tregon që po kërkohet një rrugëzgjidhje e lodhshme ndaj një situate të vështirë që duhet përballuar, duke shpresuar në ndihmën e një njeriu të dashur që të tregojë rrugën e duhur. Për spiralen ka dy interpretime: nëse fillohet nga qendra drejt pjesës së jashtme do të thotë që personi ka nevojë të shprehë vetveten në një realitet që konsiderohet i ngushtë, nëse shkon drejt pjesës së brendshme do të thotë që ka nevojë për një pushim, të përqëndrohet dhe të reflektojë për jetën e vet.
Çfarë personash janë ata që vizatojnë lule dhe zemra? Në përgjithësi bëhet fjalë për një person romantik. Lulet tregojnë ndjeshmëri, altruizëm, shkujdesje, zemrat pasion dhe aftësi për t’u mallëngjyer: nëse zemra përshkohet nga shigjeta e Kupidit tregon dëshirën për të goditur zemrën e personit të dashur, që ndoshta nuk korrespondon me ndjenjën.
Po thjesht shigjeta çfarë kuptimi ka? Eshtë një shenjë agresiviteti dhe dëshire për të avancuar drejt objektivave ambicioze, qoftë profesionale qoftë sentimentale. Nëse shigjeta është drejtuar për lart shpreh dëshirën për t’u rritur dhe afirmuar në shoqëri, nëse është poshtë do të thotë që ky agresivitet nuk arrin të shprehet. Ndërsa shigjeta që shkon lart drejt pjesës së djathtë të letrës do të thotë hiperaktivitet dhe dëshirë për ta marrë jetën në dorë, ndërsa shigjeta poshtë majtas tregon sikletin e personit që nuk arrin të shkëputet nga familja dhe të realizohet vetë.
Kush shkarravit shpesh shtëpi, çfarë tipi është? Në linja të përgjithshme tregon dëshirë për stabilitet, qetësi, dëshirë për gjëra të thjeshta dhe për dashuri; sidomos nëse nga oxhaku del pak tym është tregues i ngrohtësisë njerëzore që ndihet brenda mureve të shtëpisë. Por nëse dritaret e kësaj shtëpie janë të mbyllura do të thotë që personi jeton në shtëpinë e tij si në një burg dhe ka dëshirë për t’u arratisur.
Po një fletë e mbushur me yje ose re, si mund të interpretohet? Yjet tregojnë njerëz idealistë dhe që ëndërrojnë me sy hapur, ndërsa retë përfaqësojnë ankth, jetë të turbullt, luhatje humori për ata që kanë nevojë për një mbështetje, sidomos nëse errësojnë vizatimin e diellit siç ndodh shpesh.