Per te gjithe ju qe nuk i thoni dot jo asnje cope cokollate, vjen nje lajm i mire: hani sa te doni sepse cokollata ju ben me te zgjuar. Sigurisht qe kjo eshte nje arsye shume e forte per ngrene me shume cokollate, por me pare lexoni deri ne fund.
Favoret e ngrenies se cokollates
Shkenca tani nxjerr ne pah se ka disa favore te kesh kete zakon te embel qe eshte ngrenia e cokollates. Arsyeja kryesore se pse nuk duhet te shqetesoheni se jeni nje “cokoholike” eshte se cokollata na ben me te zgjuar. Tani ky eshte nje fakt shkencor!
968 njerez nga mosha 23 deri ne 98 vjec kane marre pjese ne nje studim qe eshte zhvilluar per te zbuluar virtyret shendetesore qe ka ngrenia e cokollates. Nga studimi doli qe, ata qe hane cokollate me shpesh se te tjeret, kane nje zhvillim me te mire te kujteses vizuale dhe nje aftesi me te larte per te memorizuar gjerat. Gjithashtu, kane nje menyre me abstrakte per te menduar dhe me shume fuqi per t’u perqendruar. Per me teper, shkencetaret zbuluan se te ngrenet e cokollates ngadaleson plakjen e trurit dhe parandalon shfaqjen e semundjeve si dementia (cmenduria).
Substancat qe permban cokollata, te cilat falin keto efekte mireberese ne aktivitetin tone mendor, quhen “kakao flavoinide”. Gjithsesi, pjesa me e madhe e ketyre substancave mireberese jane gjetur ne cokollaten e zeze dhe qe kane permbajtje te ulet te qumeshtit dhe cokollates se bardhe. Pra, me sa mund te shikoni, qe te perfitoni te gjitha vetite e mira te cokollates, varet nga lloji i cokollates qe konsumoni.
Sipas një analize të vitit 2003 nga USDA, një cope 100g çokollatë e zezepërmban 53.49 mg flavoinide te kakaos dhe çokollats me qumësht përmban mesatarisht 13.35 mg.
Disa nga te mira te tjera, te provuara shkencerisht per shendetin, qe mund te perfitoni nga konsumimi i cokollates se zeze:
- Cokollata e zeze eshte ushqyese. Permban:
- 11 gr fibra.
- 67% te sasise se rekomanduar ditore Hekur
- 58% te sasise se rekomanduar ditore Magnez.
- 89% te sasise se rekomanduar ditore Baker.
- 98% te sasise se rekomanduar ditore Manganez.
- Kalium, fosfor, zink dhe selen.
- Burim i fuqishem antioksidantesh.
- Çokollata e zeze mund të përmirësoje qarkullimin e gjakut dhe presionin e ulët të gjakut.
- Ul nivel e kolesterolit te keq ne gjak dhe rrit HDL.
- Cokollata e zeze ul rrezikun per semundje kardiovaskulare.
- Cokollata e zeze mund te mbroje lekuren tuaj nga rrezet e demshme te diellit.