Sokrati lindi në vitin 469, që njihet si një nga themeluesit e filozofisë klasike greke.
Sokrati ishte një autodidakt, u aftësua dhe u ngrit në nivelin e një filozofi të famshëm falë punës së tij. Sokrati ka qenë një gjeni, i cili përveç një arsyetimi të jashtëzakonshëm dhe rigoroz, zotëronte edhe një ngrohtësi personale dhe një ndjenjë të hollë humori.
Shumica e gjërave që ne dimë për të, janë ruajtur nga tre bashkëkohësit e tij të shquar, Aristofani, Platoni dhe Ksenofoni. Këto janë disa nga shprehjet më të bukura të tij, aktualiteti i të cilave duket se nuk kalon asnjëherë.
-
Jam më i dituri ndër të gjallët, se e di një gjë, e di se nuk di asgjë.
-
Ka vetëm një të mirë: dituria. Dhe vetëm një të keqe: padituria.
-
Gjithë shpirtrat e njerëzve janë të pavdekshëm, por shpirtrat e të drejtëve janë edhe të pavdekshëm, edhe hyjnorë.
-
Mos u ngut të zësh miq, por, kur t’i zësh, mos i braktis.
-
Ai që dëshiron ta ndryshoje botën, fillimisht duhet të ndryshojë veten e tij.
-
Për ta gjetur vetveten, mendoni për vetveten.
-
Ruaje emrin si thesarin tënd më të shtrenjtë, sepse besueshmëria është si zjarri; po ta kesh ndezur, e ke të lehtë ta ruash, por, po ta shuash, të bie barra e rëndë ta ndezësh prapë.
-
Lëviz vetë, përpara se të lëvizësh botën.
-
Përsa i përket martesës ose beqarisë, vendos vetë, o njeri, por ta dish mirë se ke për t’u penduar.
-
Nuk jam as athinas, as grek, jam qytetar i botës.
-
Arrita në përfundimin se nuk ishte mençuria ajo që u dha mundësi poetëve të shkruanin poezi, por një lloj instinkti apo frymëzimi, si ai që hasim tek orakujt dhe profetët, të cilët i përcjellin mesazhet e tyre të larta pa e ditur fare kuptimin e tyre.
-
Martohu, patjetër. Por të ra gruaja e mirë, do të jesh i lumtur; po të ra e keqe, do të bëhesh filozof.
-
Ruaju nga shterpësia e jetës së ngarkuar me punë.
-
Kush lëndohet nuk duhet të hakmerret duke lënduar, sepse kurrë nuk është e drejtë të bësh padrejtësi; dhe nuk është e drejtë të hakmerresh duke lënduar, as t’i bësh keq tjetrit, sado të të ketë munduar.
-
I ndershmi mbetet gjithmonë fëmijë.
-
Mos i quaj besnikë ata që të lëvdojnë fjalët dhe veprat, por ata që me përzemërsi të qortojnë për gabimet.
-
Sot fëmijët janë tiranë. Ata kundërshtojnë prindërit, luajnë me bukën e gojës dhe u marrin shpirtin mësuesve të tyre.
-
Lehtë mund të falim një fëmijë që ka frikë nga errësira. Tragjedia e vërtetë e jetës është kur njerëzit kanë frikë nga drita.
-
Të këqijtë jetojnë për të ngrënë dhe për të pirë, ndërsa të mirët hanë dhe pinë për të jetuar.
-
Shikoni, sekreti i lumturisë nuk mund të gjenden në të kërkuarit shumë e më shumë, por në zhvillimin e kapaciteteve për t’u kënaqur më pak.