Më mirë një djalë, sesa një vajzë. Keshtu tregon një studim i kryer në SHBA para disa kohesh. Fakti shqetësues eshte se fëmijët meshkuj konsiderohen më të çmueshëm se fëmijët femra. Por jo vetëm kaq: janë më të dëshirueshëm dhe përbëjnë një shkas për të mos u divorcuar, më shumë se vajzat.
“Urime dhe me një djalë”, thuhej dikur dhe akoma te ne në disa vende: d.m.th e ruan akoma vlerën ky ogur, që dukej se kishte dalë mode? Në kulturën amerikane mesa duket po.
Po ju, si mendoni?
Kur lind një vajzë
- Me sa duket, baballarëve amerikanë nuk i pëlqen veçanërisht të përkujdesen për një vajzë, sidomos kur është fjalë për t’i bërë banjë dhe për t’i ndërruar pelenat. Megjithatë, ka mundësi që ky mosinteresim për kujdesjen e një fëmije femër t’i ketë rrënjët në frikën, e thellë dhe të pavetëdijshme, se mos bëjnë gjeste që në njëfarë mënyrë mund të dhunojnë sferën intime të vajzës, që instikti natyral i prindit e sugjeron, në vend që ta mbrojë.
- Lindja e një vajze është më pak e pëlqyer se ajo e një djali, të paktën kështu duket nga studimi amerikan. Kërkimi ka treguar se kur lind një vajzë, babai i ri nuk ndjehet i detyruar për të punuar më shumë, nuk ndjen as edhe domosdoshmërinë për të forcuar pozicionin e tij shoqëror: është si të jetë përhapur ideja se në rastin e një fëmije femër, nuk ia vlen të angazhohesh së tepërmi përsa i përket të ardhmes.
Baballarët ndjehen më pak të përfshirë
- Së fundi, është vëzhguar se kur ka në shtëpi një vajzë, babai priret të dalë më shpesh nga shtëpia, duke lënë në shtëpi familjen (për shembull, për të shkuar në një lokal ose për t’u takuar me miqtë).
- Prej këtej, numri më i lartë i divorceve midis bashkëshortëve që kanë vetëm vajza: sa më të shumta të jenë rastet për të kaluar kohën e lirë larg, aq më shumë shtohet rreziku për çiftin.
Test: Fëmija e ëndrrave tuaja është djalë apo vajzë?
Kur lind një djalë
- Nga kërkimi amerikan është treguar se kur lind një mashkull, veçanërisht nëse është fëmija e parë, babai fillon të punojë me më shumë angazhim, sepse ndjen peshën e përgjegjëssisë të shtuar ndjeshëm. Është vlerësuar që, mesatarisht, baballarët e rinj të punojnë dy orë më shumë në krahasim me më përpara.
Baballarët janë më të gatshëm
- Kur lind një mashkull, baballarët amerikanë priren të kalojnë më shumë kohë brenda mureve të shtëpisë dhe, në përgjithësi, janë më të gatshëm për të luajtur me fëmijën mashkull, t’u lexojnë përralla dhe t’u bëjnë shoqëri.
- Edhe përsa i përket përkujdesjeve (ndërrimi i pelenave, biberoni, larja, ushqimi) baballarët tregojnë një prirje të theksuar për t’u kujdesur për meshkujt, ndërsa priren të mos kujdesen për vajzat.
Çifte më pak të qëndrueshme, nëse fëmija është femër
- Falë të dhënave të përpunuara në SHBA, është bërë e mundur të kontrollohet se çiftet që kanë fëmijë meshkuj janë më pak në rrezik divorci, se ato që kanë fëmijë femër.
- Të dhënat e marra janë realtive për 60 vitet e fundit: ka akoma, vajzat që mbeten shtatzëna padashje kanë më shumë mundësi të martohen, nëse presin një djalë.
- Me sa duket, djali e kënaq më së mirë dëshirën për t’u bërë prind, edhe ndjenjat e falenderimit të mashkullit kundrejt partneres së tij që i fal një mashkull janë më të forta.
Shumë diskriminime në të gjithë botën
- Unicef-i prej kohësh kujdeset në mënyrë aktive për një nga problemet më dramatike të Azisë meridionale: pabarazia midis trajtimit të fëmijëve meshkuj dhe fëmijëve femra.
- Në këtë zonë të botës, ku gratë analfabete janë rreth 100 milion më shumë se burrat, vdekshmëria e fëmijëve është më e lartë te vajzat. Arsyeja është po aq e thjeshtë sa tragjike: femrave familja i jep më pak ushqim, më pak asistencë mjekësore, më pak përkujdesje.