Shtoni këto 2 përbërës në shampon tuaj dhe ndaloni rënien e flokëve përgjithmonë

Ju shqetëson rënia e tepruar e flokëve? Ky është momenti t’i kushtoni rëndësinë e duhur.

Sipas ekspertëve të shëndetit, rënia e flokëve është e lidhur me faktorë të tillë si dietat drastike, shtatzënia, menopauza, përdorimi i tepruar i piastrës dhe tharëses së flokëve, lyerja e shpeshtë dhe ekspozimi ndaj produkteve stiluese që kanë përmbajtje kimike, çrregullimet e të ngrënit, përdorimi i medikamenteve të caktuara, stresi dhe çrregullimet hormonale. Ja nje kure natyrale sipas healthawarenesscommunity.com.

Ky është një trajtim natyral, i cili parandalon rënien e flokëve dhe përshpejton rritjen e flokëve të rinj:

  • Së pasi duhet të blini një shampo me pH neutral ose thjesht përdorni një shampo për bebe. Zgjidheni vete llojin apo markën.
  • Për këtë trajtim ju duhen 10 pika vaj esencial rozmarine ose vaj limoni dhe 2-3 kapsula vitaminë E.
  • Vaji i rozmarinës është një ndër vajërat bimorë më të mirë që mund të përdorni pasi nxit qarkullimin e gjakut në skalpin e kokës, çka ndikon në forcimin e flokëve.
  • Nëse nuk keni mundësi të gjeni vaj rozmarine, mund ta zëvendësoni me vaj limoni, i cili shquhet për vetitë e tij antiseptike dhe ju jep flokëve butësi dhe shkëlqim. Kerkojini neper herboristeri ose online.
  • Pasi keni shtuar përkatësisht nga dy lugë gjelle me vaj rozmarine ose vaj limoni, shtoni në shampo dy kapsula vitaminë E dhe tundeni.
  • Vitamina E është e shkëlqyer pasi parandalon rënien e flokëve dhe i forcon ato.
  • Aplikojeni mbi flokë të lagur dhe masazhojeni për 10-15 minuta. Më pas shpëlani kokën me ujë të ftohtë.
  • Kjo shampo duhet përdorur çdo dy ditë.
  • Brenda disa ditëve do të vini re ndryshimet e para.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search