Shumica e njerëzve janë Pinokë

Shumica e njerëzve janë Pinokë, kështu thotë anketa e publikuar në revistën “Human Communication Research”

Gënjeshtrat janë një sjellje e zakonshme dhe e përdorur nga më shumë se një person në dy në jetën e përditshme.

Ata që i thonë përbëjnë 59 për qind të personave, 5 për qind prej të cilëve janë gënjeshtarë të pandreqshëm, që vetëm thonë 40 për qind të të gjitha gënjeshtrave në
24 orë. Kështu thotë një anketë e publikuar në revistën “Human Communication Research” dhe e kryer nga specialistët Rony Halevy dhe Bruno Verschuere të Universitetit të Amsterdamit.

Personat që nuk gënjejnë kurrë janë 41 për qind e të intervistuarve. Anketa ka përfshirë 527 persona, të cilët janë pyetur se sa gënjeshtra kishin thënë në 24 orët e fundit.

Natyrisht, studiuesit kanë nënshtruar çdo të intervistuar në “testin e së vërtetës” për të kuptuar se sa të besueshme ishin përgjigjet e secilit prej tyre dhe për të zbuluar se kush ishte i sinqertë e kush jo.

femra-moderne.com