Fjalet me te rendesishme ne nje marredhenie jane: “Une te dua. Une te degjoj. Te lutem me fal.”
Shume prinder e gjejne veten shpesh duke i thene femijeve te tyre qe t’i kerkojne falje motres ose vellait, shokeve dhe te tjereve. Por nderkohe kur vjen puna per te kerkuar vete falje, kjo eshte pak e veshtire per ta. Nuk kerkojne falje me justifikimin se ky veprim do zbehe respektin e femijeve ndaj tyre. Por kjo nuk eshte aspak e vertete. A nuk kemi ne me shume respekt per te tjeret, kur ata marrin persiper fajin qe kane bere dhe kerkojne falje? Keshtu ndodh edhe me femijet.
Por kur duhet t’i kerkoni falje femijes tuaj dhe si?
1. Kërkoni falje lehtësisht dhe shpesh.
Edhe per gjera te vogla, kur per shembull e nderprisni, “Ups, me fal qe te nderpreva”. Çdo herë që veproni në atë mënyrë që nuk do dëshironit që fëmija juaj të vepronte, kërkoni falje.
2. Nëse fëmija juaj mendon se është diçka e rëndësishme, kuptojeni.
Edhe nëse për ju është një gjë e papërfillshme. “E di qe me kerkove nje bllok te ri shenimesh, por kur shkova ne dyqan me doli nga mendja. Te lutem me fal.”
3. Përshkruani atë që ndodhi.
“Ishim te dy shume te merzitur. Ti fillove te bertisje, me pas edhe une. Ti u merzite dhe fillove te qaje. Me fal qe te tremba. Isha shume e merzitur, por une e di qe duhet t’i kontrolloj emocionet. T’i bertasesh nje njeriu qe do, nuk eshte zgjidhje”.
4. Mos nxitoni për të gjetur fajtorin.
Shume nga ne kerkojne falje dhe me pas fillojne te shfajesojne veten duke thene se ishte femija gabim. Nese i bertisni, shpjegoni se kishit te drejte dhe femija e meritonte. Pastaj, jemi ne të rriturit dhe na takon neve te jemi modeli.
5. Është mire të japësh shpjegime, por mos e prishni kërkimin e faljes me justifikime per sjelljen tuaj.
“Kalova nje dite te keqe dhe nuk duroj dot asgje, prandaj te bertita. Por ky nuk eshte justifikim, pasi ti nuk e meriton te te bertasin, asnjehere”.
6. Jepni modelin e personit të përgjegjshëm në çdo situatë që keni mundësi.
“Më vjen keq që nuk isha këtu për të të ndihmuar që ta zgjidhje këtë.” Ne kete rast nuk po fajëson veten. Thjesht po tregoni se ju vjen keq që nuk keni qenë aty. Dhe marrja e një pjese të vogël të përgjegjësisë do t’i ndihmojë ata të rriten dhe të falin veten e tyre.
7. Jepini vetes një shans për ta rregulluar situatën.
“Më vjen keq, zemer, unë nuk doja të të lëndoja, më lejo ta provoj përsëri … Ja se çfarë kam për qëllim të them …”
8. Bëni një plan për të dalë nga situata.
Pjesë thelbësore e çdo ndjesie është: “Çfarë mund të bëj për t’i përmirësuar gjërat?”
9. Bëni një plan për të rregulluar situatën herën tjeter.
Fëmija juaj do të mësojë shumë nëse e pyetni atë se cfarë mund të bëni ndryshe herën tjetër dhe ta diskutoni atë pa vetembrojtje. Pastaj, bëni një premtim. “Herën tjetër unë do të ndalem, do të marr frymë dhe do të qetësohem”. Pastaj bëje. Sepse nëse dikush që ju do, ju lëndon në mënyrë të përsëritur dhe ju kërkon falje çdo herë, nuk do ta besoni më herët a vonë. Falja ka kuptim vetëm nëse e dini që do të përpiqeni të shmangni përsëritjen e sjelljes se gabuar.
10. Pyeteni fëmijën nëse është i gatshëm për t’u pajtuar.
Kjo eshte po aq e thjeshta sa te thuash: “Shpresoj qe te me falesh”. Kjo e ndihmon fëmijën të bëjë kalimin emocional për të larguar pakënaqësitë dhe për t’u rilidhur emocionalisht. Mos e detyroni këtë; Fëmijët nuk duhet të ndiejnë presion për të “falur” para se të ndihen gati. Disa prindër rezistojnë ta bëjnë këtë hap sepse mendojnë se po i japin shumë pushtet fëmijës. Por nese femija nuk eshte gati t’ju fale, ju duhet të jeni në dijeni të ndjenjave të kësaj, ne menyre që ta ndihmoni të zgjidhë konfliktet e tij te brendshme.
Burimi: ahaparenting.com