Kjo vajze 25-vjeçare quhet Jess Gibson dhe është një blogere udhëtimesh. Tani ajo po jeton ate qe ka ëndërruar vite më parë. Udheton ne gjithe boten, pa paguar asgje. Ajo thotë se edhe ju mund ta bëni këtë. Dhe s’keni pse të bëni ndonjë punë të vështirë për ta arritur këtë.
Historia e nje vajze 25 vjecare
Gibson, e njohur online si “Travelista”, u nis në aventura që përfshijne çdo gjë, nga vizitat në shkretëtira e deri tek Maldivet.
Ajo fillimisht u punësua tek një revistë luksoze për meshkuj, ku shkroi vullnetarisht pa pagesë në kohën e saj të lirë. Gibson zbuloi se jo vetëm që ishte e interesuar në sektorin luksoz, por dhe se kishte talent për të shkruar. Më pas ajo vendosi që pasionin e saj ta kthente në karrierë. Keshtu qe krijoi blogun e saj të quajtur “The Travelista”. Qe nga ajo kohe, blogu i saj ka fituar shumë fansa dhe një numër çmimesh. Gibson fitoi çmimin “Blogerja/Gazetarja Më e Mirë” në SATOA Blog Awards 2015 për blogun e saj, në të cilin shfaq aventurat e saj në vende të ndryshme përreth botës, me fotografi mahnitëse.
Per suksesin e saj, ajo tha për Daily Mail: “Të ndërtosh diçka që dëshiron, duhet të krijosh një identitet online me të cilin mund të lidhen njerëzit. Bëhuni human dhe lerini njerëzit te jene pjese e botës tuaj. Nëse njerëzit të pëlqejnë si person, atëherë ata do ta pëlqejnë edhe blogun tuaj dhe do të vazhdojnë ta vizitojnë atë për të parë se çfarë jeni duke bërë”.
Ajo ka punuar edhe si menaxhere e rrjeteve sociale dhe thotë se rrjetet sociale dhe mbajtja e kontakteve në industri është çelësi për të siguruar udhëtimet më të mira.