Si ta bëni bojën e flokëve jetëgjatë

Sa zgjat ngjyra e flokëve? Shpenzoni shumë para për të arritur nuancën perfekte të së kuqes, ose ndoshta keni lindur me flokë ngjyrë të bukur gështenje, por keni dëshirë që të ndryshoni, si mund të veproni? Përveç kësaj, ju kërkoni që flokët tuaj të duken aq bukur si në momentin që sapo janë lyer.

Krem pas lyerjes

Dyzet e pesë për qind e venitjes së ngjyrës së flokëve vjen si pasojë e larjes së flokut, kështu që ngjyra të ketë sa më shumë jetëgjatësi duhet të përdorni kremin pas lyerjes. Gjatë lyerjes boja duhet të asimilohet mirë, por ndërkohë që ajo asimilohet disa molekula vdesin. Kësh-tu që menjëherë pas lyerjes duhet të përdorni një krem në mënyrë që floku të jetë kompakt dhe ngjyra të ketë shkëlqim.

Përdor mbrojtësit

Dyzet e pesë për qind e venitjes së ngjyrës i dedikohet diellit. Sa më shumë të ekspozoheni në diell aq më shpejt venitet ngjyra juaj, prandaj duhet të përdorni produktet mbrojtëse. Ata veprojnë në mënyrë të tillë që flokët të kenë një ngjyrë sa më “të gjallë”. Këta mbrojtës kanë përmbajtje frenuese si p.sh kundër rrezeve UV, dhe u japin flokut 25 për qind më shumë mbrojtje kur ekspozohet në diell.

Shampo për flokë të lyer

Qëllimi i shampos është larja e flokëve, por nëse ju zgjidhni një shampo për flokë të lyer atëherë rezultati do të jetë perfekt. Sot ekzistojnë edhe shampo që valëzojnë flokët ose që ndryshojnë stilin e kaçurrelave, imagjino çfarë mund të bëjnë shampot që shërbejnë për të ndryshuar ngjyrën e flokëve. Në çdo rast ju duhet të siguroheni që po përdorni një shampo që nuk është “agresive” dhe që ka një peshë të barabartë PH, 5,5. Është e këshillueshme që pasi të keni lyer flokët të përdorni shampo për larjen e tyre dhe jo vetëm menjëherë pas lyerjes, por edhe gjatë gjithë kohës. Nuk ka rëndësi se cilën shampo zgjedh, mjafton të jetë për flokë të lyer.

Përdorni balsamin

Keni dëgjuar për të, por nuk e keni përdorur deri tani. Mos ngurroni, balsami është shumë i nevojshëm, sidomos kur keni flokë të lyer. Lyerja e flokëve është një proces kimik dhe kështu që ju po rrezikoni tek lyeni flokët. Për të pasur flokë sa më të shkrifët edhe pas lyrjes përdorni balsamin. Të përdorni balsamin, sidomos atë specifik për flokë të lyer, ju ndihmon jo vetëm në njomjen e flokut, në mënyrë që të mos thahet, por edhe në kohëzgjatjen e ngjyrës. Kjo ndodh pasi ky balsam specifik përmban pigment për kohëzgjatjen e ngjyrës dhe shërbenë që ajo të mos venitet shpejt.

Produkte për stilimin e flokëve

Shumë nga produktet e stilimit të flokëve, veçanërisht ata për flokë të lyer, kanë në brendësi të tyre agjentë frenues kundër rrezeve UV, njëlloj si ata të produkteve të mbajtjes së ngjyrës. Këta produkte jo vetëm që mbrojnë ngjyrën e flokëve nga venitja, por edhe u japin refleks flokëve dhe shtojnë faktorët zbutës specifikë për flokët e lyer.

femra-moderne.com