Me këtë marifet nuk do të keni telashe dhe buzëkuqi do qëndrojë gjithë ditën
Buzët e grimuara duken shumë bukur, mirëpo problemi është që ende nuk ekziston buzëkuq i cili është mjaftueshëm i qëndrueshëm dhe i përballon çdo gjëje. Me siguri ju ka ndodhur që buzëkuqi t’ju fshihet nga buzët pas gjysmë ore sikur të mos kishte qenë fare aty.
Shpesh ndodh që shumë shpejt të zhduket nga buzët apo nga buzëkuqi të mbeten njolla në gota dhe në garniturën e ushqimit. Por ekziston një marifet i vogël i cili e zgjidh më së miri këtë problem.
Lexoni edhe: Buzekuqi: historia e kozmetikut me te dashur te femrave
Lyeni buzët me buzëkuqin tuaj të preferuar dhe menjëherë thajini buzët duke vendosur sipër nje facoletë. Pritni një minutë, më pas hiqni fasoletën me ngadalë. Vendosni një shtresë tjetër buzëkuqi. Buzëkuqi kështu nuk do të lëvizë për shumë orë.