Si ta ekzaminoni veten tuaj per melanoma

Melanoma eshte nje nga kanceret me te zakonshem te lekures por edhe me i rrezikshmi. Te mesosh se si ta dallosh dhe ta kapesh ne kohe, eshte menyra me e mire per te shpetuar jeten tuaj.

Një nishan në trup i ekspozuar për një kohë të gjatë në diell mund të shkaktojë një prej kancereve më të rrezikshëm për jetën e njeriut, melanomen. Të gjithë njerëzit kanë nishane në trup, por tendenca për melanomën kanceroze shfaqet vetëm te disa prej tyre.

Melanoma është forma më e rrezikshme malinje e kancerit të lëkurës, që zhvillohet nga rritja e pakontrolluar e qelizave melanocite, kryesisht si shkak i ekspozimit ndaj rrezeve ultraviolet të diellit. Sipas doktorit te mirenjohur Agim Karaj, shef i kirurgjisë në spitalin Amavita ne Tirane, më të rrezikuar nga kjo sëmundje jane personat me lëkurë te bardhë ose bjondë dhe që kanë nishane në pjesë të ekspozuara të trupit.

Por si mund ta kuptojmë nëse rrezikojmë të prekemi nga kjo sëmundje dhe sa të rrezikshëm bëhen nishanet në këto raste? Dr. Karaj thote: “Nëqoftëse nishani fillon të kruhet është një nga shenjat e para të malinjizimit dhe duhet të shkosh urgjent tek mjeku specialist. Kur nishani peson ndryshime te ngjyres ose zmadhohet, jane gjithashtu shenja qe tregojne se duhet te beni menjehere vizite tek nje specialist”.

Vete-ekzaminimi

Nderkohe, ne po ju tregojme se si mund te beni vete nje ekzaminim per te pare nese ju duhet te shkoni tek mjeku. Ju duhet nje pasqyre dhe me keto hapa mund te vete ekzaminoheni nese keni ndonje shenje te melanomes.

  1. Kontrolloni trupin para dhe pas ne pasqyre, me pas majtas e djathtas me krahet ngritur.
  2. Me berrylat poshte, kontrolloni krahet dhe parakrahet, me pas ngrini berrylat, kontrolloni sqetullat dhe pellembet e duarve.
  3. Shikoni shputat e kembeve, hapesirat midis gishtave dhe thembrat.
  4. Me nje pasqyre te vogel ne dore, perballe pasqyres se madhe, kontrolloni qafen dhe skalpin, duke ngritur floket me njeren dore.
  5. Po me nje pasqyre dore kontrolloni te ndenjurat dhe gjenitalet tuaja.

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search