Si te bejme brume per pica

Pica eshte i vetmi ushqim qe askush nuk i thote Jo. Nje produkt gastronomik tipik i kuzhines napoletane, por e perhapur ne te gjithe boten. Brumi per pice eshte i thjeshte per t’u pergatitur dhe nuk ka nevoje per shume perberes. Me miell, uje, maja, kripe dhe vaj mund te realizoni variante te shumta, peta te holla ose te trasha, forma nga me te ndryshmet…

Ne po ju tregojme receten e brumit per pica, pastaj vendosni vete me cfare do ta mbushni sipas deshires.

  • Veshtiresia: mesatare
  • Pergatitja: 15 min
  • Per: 4 pica
  • Koha e ardhjes se brumit: 1,5 – 3 ore

Perberesit per 4 pica me diameter 30 cm:

  • 1 kg miell 0
  • 600 g uje
  • 7 g maja birre pluhur
  • 60 g vaj ulliri
  • 20 gr kripe e imet
  • 2 luge te vogla sheqer

Pergatitja:

  • Perzieni mire me duar ose me ane te nje brumatriceje miellin, majane, kripen, sheqerin, vajin dhe ujin (me temperature ambienti). Ujin shtojeni dalengadale. Nese doni, majane mund ta tresni ne pak uje pastaj ta bashkoni me perberesit e tjere.

  • Punojeni mire dhe fort me duar derisa te perfitoni nje mase te bute, qe ngjitet lehtesisht neper gishta.
  • Kalojeni brumin ne nje tas, mbulojeni me nje pecete dhe lereni te vije. Koha e ardhjes se brumit varet nga temperatura e ambientit. Megjithate brumi eshte gati kur te kete dyfishuar volumin e tij.
  • Mund ta ruani ne frigorifer brumin per nje dite, te mbyllur ne nje ene hermetike. Burimi:salepepe.it

femra-moderne.com