Si te bejme vete fruta te thata?

Kjo është periudha më e mirë për të bërë fruta thata. Ne do t’ju tregojmë se si t’i bëni vetë me duart tuaja në shtëpi.

Qëllimi i tharjes është krijimi i frutave të thata, të cilat mund të ruhen në temperaturë ambjenti për disa muaj. Frutat e thata përbëjnë një snack shumë të shijshëm dhe të shëndetshëm, por gjithashtu mund t’i beni edhe çaj gjatë stines së ftohte. Procesi i tharjes pengon rritjen e mikrobeve në produktin e tharë.

  • Tharja e frutave bëhet në ambjente të ajrosura, të thata, të ngrohta. Që ajrosja të jetë sa më e mire, mund të përdorni kanate rrjetash që luajnë rolin e vend-tharjeve. Këto vendosen disa centimetra mbi tokë, idealja është të vendosen në lartësinë e tavolinës.
  • Përpara tharjes, lajini fruta dhe hiqni nga to pjesët e dëmtuara. Disa fruta është mire të priten më dysh si kumbullat, fiqtë ose në feta si mollët dhe pjeshkat që të thahen më shpejt.
  • Mirë është që frutat të vihen për tharje në mëngjes.
  • Frutat hapen bollshëm në vendin e tharjes, pa takuar me njëra-tjetrën.
  • Ditët e para, frutat përzihen dhe kthehen nga ana tjetër shpeshherë gjatë ditës, mundësisht çdo orë. Kjo bëhet që tharja të kryhet sa më shpejt dhe në mënyrë të njëtrajtshme për të gjithë sipërfaqen e tyre.
  • Frutat mund të mbulohen me napë ose rrjetë që të pengojë ngacmimin nga insektet.
  • Tharja direkte në diell shkakton humbje më të mëdha të vitaminave C dhe A, si dhe çngjyrosje të frutave të kuqe, të verdha prandaj këshillohet tharja në hije e këtyre. Hija mund të krijohet duke vënë një strehë mbi raftet e tharjes.
  • Gjatë natës frutat mbulohen me pëlhurë ose futen në mjediset e brendshme që të mos marrin lagështirë.
  • Zakonisht duhen 4-5 ditë që frutat të thahen. Sa më shumë të fryjë ajri, sa më i thatë të jetë moti, sa më i nxehtë ajri, aq më shpejt thahen frutat.
  • Për të kuptuar nëse janë tharë marrim disa prej tyre dhe i shtypim me dorë. Nëse në dorë nuk mbetet lagështi dhe frutat nuk ngjiten pas dorës, kur e hapim grushtin, kjo do të thotë se tharja ka përfunduar.
  • Frutat pasi janë tharë duhen ruajtur në vende të mbyllura që të mos thithin lagështirën e ajrit.

Cfare perfitoni nëse i thani vete frutat?

  • Nuk kanë sheqer të shtuar. Gati te gjitha kompanitë i shtojnë sheqer frutave te tyre që të shijojnë dhe rrojnë më shume. Prandaj më mirë, bëjini vetë.
  • Eshtë një eksperimet argëtues edhe për fëmijët. Shtëpia ka aromë të mirë dhe ata mund të vëzhgojnë procesin e ndryshimit të frutave nga të fresket ne të thatë.
  • Eshtë si një ëmbëlsirë. Konsumojini së bashku me arra.
  • Eshtë nje mënyrë për të përdorur frutat kur i keni me bollëk. Se sa t’ju shkojnë dëm, më mirë thajini.

femra-moderne.com