Si te beni foto perfekte gjate pushimeve

Dëshironi të dukeni si një vajzë e ndritshme dhe pa shumë mundim, në fotot e pushimeve tuaja? Atëherë, mësoni se si të arrini atë “përfundim” të pakuptueshëm me këshillat tona.

  1. Fshini çdo gjurmë të festës në plazh nëpërmjet një korrektori, duke e aplikuar nën sy. Ju duhet vetëm të mbuloni atë pjesë të errët në formë U-je, në fund të rrathëve të syve tuaj. Nëse guxoni pak më lart, do të dukeni si një panda tmerruese.
  2. Eleganca e plazhit nuk do të thotë të jeni e pafytyrë! Me lapsat e rinj që i rezistojnë ujit, mund të
    jeni të sigurta për pamjen tuaj. Përdorni një ngjyrë blu,  që do t’i bëjë sytë tuaj të duken një kilometër larg.
  3. Zgjidhni nje fashë flokësh dhe gjatë një shkrepjeje fotoje ju mund t’i përdorni për të fshehur rrënjët ose grumbullimet si shkurre të flokëve. Ato duken shumë elegante me flokët të kapur në një bishtalec të lirë.
  4. Kripa i bën flokët të duken si kashtë në një foto. Kështu që lahuni para se të shkoni për të notuar – flokët e lagur thithin më pak ujë deti.
  5. Bëjini të kolme buzët tuaja, duke i fryrë lehtësisht. Ose provoni marifetin e Linda Evangelista-s: shtyjeni gjuhën kundër dhëmbëve të sipërm, për të kundërshtuar ngjeshjen dhe për t’u dukur më e shkujdesur.
  6. Gërshetat janë shumë të suksesshme por edhe kapjet e shkujdesura te flokeve jane te bukura.

Shkrepini foto të gëzueshme

Pikërisht si makijazhi natyral, edhe fotot kërkojnë mjeshtëri. Ndiqni këshillat e mëposhtme, për t’i kapur ato momente të shpejta pushimesh si një profesioniste e vërtetë.

  • Mos bëni një foto të vetme, bëni nja pesë dhe zgjidhni më të mirën.
  • Për të bërë foto të kokës, pozicionohuni mbi linjën e syve të subjektit që fotografoni, kështu që ai s’do të duket si me gushë. Për të bërë foto të të gjithë gjatësisë, uluni në bisht, kështu kamera do të jetë në lartësinë e kraharorit të personit dhe ai s’do të duket si gjel sheqeri.
  • Shkrepeni foton me diellin të zënë nga subjekti (dhe mbajeni më shumë se duhet, nëse kamera juaj mundet), për të bërë një fotografi me efekt aureolë që ju ka hije.
  • Tani harrojeni rregullat. Nuk ka pse të shikoni në kamera dhe të siguroheni që fushëpamjet të jenë në vijë të drejtë. Disa nga fotot më të bukura kanë fytyra të zëna befas.

femra-moderne.com