Nje vete ekzaminim i gjirit eshte menyra me e mire per te mbajtur nen kontroll shendetin tuaj nga semundjet e gjirit. Nuk ju kushton asgje te beni vete kete kontroll te gjinjve tuaj, eshte me e pakta qe cdo grua i detyrohet shendetit te saj. Ja sa e thjeshte eshte…
Një vizitë e bërë 5-10 ditë pas mbarimit të menstruacioneve për gratë me menstruacione i jep mundësinë grave të njohin dhe vizitojnë gjirin e tyre. Kështu ato arrijnë të dallojnë ndryshimet në gjirin e tyre për here të tjera. Për gratë në menopauze mund të zgjidhet një ditë sipas dëshirës çdo muaj.
Si fillim çdo grua përpara pasqyrës duhet të dali e zhveshur në gjysmën e sipërme të trupit dhe të shohi gjinjtë duke bërë krahasim mes tyre.
Duhet të shohi lëkurën nëse ka enjtje, skuqje, plagë, zmadhim, tërheqje apo masë. Të shohi nëse ka apo jo rrjedhje.
Hapi i dytë bëhet shtrirë me kurriz. Krahu nga ana e gjirit që do të vizitohet duhet të vendoset nën kokë dhe me dorën tjetër duhet të shtypi gjirin me majat e gishtave. Me anë të kësaj një femër njeh gjirin e saj dhe më vonë i jep asaj mundësi të të dalloje ndryshimet që mund ti shfaqen më vonë.
Vetekontrollin mund ta beni edhe cdo here qe beni dush. Vetekontrolli i gjirit duhet te kryhet nga cdo femer, por ka më shumë rëndësi për grate që futen në grupin e rrezikut.
Në të shumtën e rasteve kanceri i gjirit nuk shoqërohet me dhimbje.
Ne rast se vereni dicka te pazakonte, nje ndryshim ne fomen, madhesine dhe lekuren e gjirit, duhet te beni sa me pare nje kontroll prane mjekut specialist.
Telefononi ne numrin 04 2375406 per te lene nje takim me mjekun specialist prane Spitalit AMAVITA, ne adresen Rruga Budi 75/3 Tirane.