Si të dalloni orizin plastik

Mësoni disa mënyra të thjeshta se si të kuptoni nëse orizi është natyral apo plastik.

Në Kinë orizi po prodhohet artificialisht duke përzier niseshten e patates me një material toksik plastik. Ky material plastik fillimisht ka formën e rrëshirës sintetike dhe më pas i jepet forma e kokrrës së orizit. Këto kokrra “orizi” më pas vihen në avull dhe artificialisht u jepet aroma e orizit që ne njohim. Mjekët e kanë theksuar shpesh rrezikun për shëndetin që vjen nga konsumimi i këtij produkti artificial. Imagjinoni, në tre pjata oriz gjendet aq shumë plastikë sa me të mund të krijohet një qese nga ato të pazarit. Alarmuese apo jo?

Lexoni me poshte se si ta dalloni orizin plastik

Kujdes! Nese orizi qendron ne siperfaqe te ujit, eshte plastik.
  • Metoda e Ujit: Hidhni një lugë gjelle me oriz të pagatuar në një gotë me ujë të ftohtë dhe përzijeni në mënyrë të vazhdueshme. Nëse kokrrat e orizit do të zhyten në fund të gotës atëherë orizi është natyral. Nëse kokrrat qëndrojnë në sipërfaqe, atëherë kini kujdes!
  • Metoda e Flakës: Përpiquni t’i vëni flakën kokrrave të orizit duke përdorur një shkrepëse ose çakmak. Nëse kokrrat marrin flakë menjëherë dhe digjen duke lëshuar erën e plastikës… atëherë hidheni orizin menjëherë në plehra!
  • Metoda e Thërmimit: Merrni një enë dhe thërmoni dhe shtypni kokrrat e orizit deri sa të kthehen në një pluhur të njëjtrajtshëm të bardhë. Nëse keni të bëni me oriz plastik, pluhuri i orizit do të jetë me ngjyrë të verdhë.
  • Metoda e Mykut: Nëse dëshironi ta dini me siguri nëse orizi që keni blerë është i pastër nga plastika dhe i sigurt për konsum, atëherë vendosni disa kokrra në një enë të izoluar mirë dhe lëreni enën në një vend të ngrohtë. Pas disa ditësh, orizi normal zë myk.

femra-moderne.com