Si te gatuajme gjethet e panxharit

Besoj se shume prej jush nuk e dinin qe gjethet e panxharit mund t’i gatuajme. Është më mirë që gjethet e panxharit t’i perdorim brenda dy ose tre ditësh qe i ruajme ne frigorifer.

Panxhari dhe gjethet e tij ofrojnë jo vetëm dy pjata te mira për tavolinen, por edhe shume vlera ushqyese. Në gjethe gjenden sidomos vitamina A dhe K, duke ofruar nje bollëk përfitimesh për të gjithë trupin, nga truri juaj,  gjaku dhe sytë tuaj. Në kuzhinë, gjethet e panxharit mund të shijohen te tiganisura ose sallatë. Një tjetër mënyrë për të marrë vlerat ushqyese nga gjethet e panxharit është nëpërmjet shtrydhjes.

Gjethet e panxharit mund t’i shijoni si një sallatë me vete ose te perzier me sallata të tjera, ose skuqini lehte dhe shpejt me një grimë vaj ulliri, uthull balsamike dhe kripë. Keshtu janë një pjatë e shijshme anësore.

Dhe nje keshille tjeter e mire: në qoftë se ju e gjeni veten se keni shume gjethe panxhari, mos i hidhni ato. Ne te kundert, ngrijini dhe përdorini për lëng supe.

Deshironi te dini se si te gatuani gjethet e panxharit?

Perberesit: nje tufe gjethe panxhari, 2 thelpinj hudher, qepe te njome, pak piper, pak copeza spec te kuq, nje maje luge sheqer, pak kripe, 2 luge gjelle uthull vere, 1 luge vaj ulliri, cerek gote uje

Pergatitja: Vendosni ne tigan hudhrat, piperin, kripen, qepen dhe vajin e ullirit. I shtoni piperin, kripen, sheqerin. Hidhni gjethet dhe menjehere i shtoni ujin. Gatuajini pak minuta sa te zbuten gjethet. Hapni kapakun te avulloje uji dhe ne fund i shtoni uthullen.

Nderkohe qe mund te veproni edhe me shpejt, duke ndjekur kete menyre:

  • Ngrohni vajin e ullirit ne temperature mesatare.
  • Shtoni hudhren dhe qepen dhe gatuajini per nje minute.
  • Pritini gjethet e panxharit dhe shtojini ne tigan.
  • Perziejini derisa te zbuten.
  • Rregulloni shijen me kripe e piper.

Sipas deshires mund t’i shtoni copa djathi dhe fruta te thata si: fara pishe, lajthi, stika…

femra-moderne.com