Mesoni se si t’i gatuani qiqrat e thata, duke i pergatitur per receta te ndryshme
- Se pari, duhet te preferoni qiqrat e thata perpara atyre qe jane te gatshme dhe shiten neper kuti konservash. Jane me te shendetshme dhe shume te thjeshta per t’u pergatitur. Ah, po, jane edhe me pak te kushtueshme.
- Duhet te dini qe qiqrat gjithmone duhet te zhyten ne uje dhe te lihen per disa ore (ose gjithe naten) para se te jene gati per t’u gatuar.
- Duhen zhytur ne uje perpara se te zihen, per dy arsye: e para, qiqrat duhet te zbuten, e dyta,zhytja ne uje i ben me te tretshme.
- Mbani parasysh qe ujin duhet ta nderroni disa here qe te mbani larg bakteret.
- Preferoni qiqrat e fresketa, qe te gatuhen me lehte. Nese kane nje vit ose me shume, do jete e veshtire t’i gatuani dhe te merrni shijen me te mire prej tyre.
Shumica e recetave me qiqra kerkojne qe ato te zhyten ne uje dhe te ziehen derisa te zbuten para se te perdoren per gatim. Pervecse per te pergatitur falafel (qofte me qiqra) nuk eshte e nevojshme qe te jene te ziera, por vec te zbutura ne uje.
Mund te parapergatisni nje sasi te madhe qiqrash dhe mund t’i ruani ne pjesen e ngrirjes se frigoriferit per perdorime ne te ardhmen. Ne po ju tregojme se si.
Menyra e pare
- Hidhni qiqrat ne nje tas te madh dhe shtoni ujin. Mbulojeni me nje pecete dhe lereni gjithe naten qe te zbuten. Kullojini dhe shpelajini me uje te fresket.
Menyra e dyte
- Hidhini qiqrat ne nje tenxhere, shtoni ujin dhe lerini te ziejne per 5 minuta. Hiqini nga zjarri dhe lerini per nje ore ne ujin e zierjes qe te zbuten. Kullojini dhe shpelajini.
Pasi te zgjidhni menyren e pare ose te dyte te zbutjes, vazhdoni me zierjen.
Zierja
- Vendosini ne nje tenxhere, shtoni uje dhe kripe dhe lerini te ziejne derisa te zbuten.
- Kullojini dhe shpelajini me uje te ftohte.
Si t’i ruajme
- Thajini me nje pecete letre dhe futini neper qese. Hapini me dore qe te jene ne nje shtrese me pas ngrijini.
- Merrni nje tave plastike, shtrojeni me leter furre dhe me pas hidhni aty qiqrat. Hapini me duar qe te jene ne 1 shtrese dhe me pas ngrijini.
- Pasi te jene ngrire, futini neper qese te vecanta dhe ruajini ne ngrirje gati per perdorim. Qiqrat e ngrira mund t’i ruani deri ne nje vit.