Ngjitja e shkallëve ose ecja në të përpjetë janë një mënyrë e volitshme per te qendruar ne forme te mire fizike
Ky ushtrim do t’ju ndihmojë të tonifikoni muskujt e vitheve, por ndoshta mund t’ju duhet të punoni akoma, për të zhdukur atë trup të squllët.
- Ushtrimet kardiovaskulare (çdo ushtrim që ju bën të merrni frymë me vështirësi dhe të djersitni) janë ideale për djegien e yndyrnave dhe disa forma ushtrimesh do t’ju ndihmojnë të largoni dhjamin e tepërt dhe të tonifikoni njëkohësisht edhe muskujt e vitheve.
- Nëse jeni anëtare e ndonjë palestre, ushtrohuni në seksione më serioze, si në stërvitësin eliptik ose në makinën e step-it.
Lexoni edhe: 10 arsye te mira pse duhet te filloni palestren sa shpejt
- Ecja në të përpjetë është gjithashtu shumë e mirë për muskujt e vitheve, kështu që nxirrni shëtitje qenin për një ecje të shpejtë, ose takohuni me ndonjë mike, për një ecje me hapa të mëdha.
Shmangni ashensorët dhe shkallët rrotulluese dhe, sa herë që t’ju jepet mundësia, ngjitini më këmbë shkallët.