Si do te jete moda ne vitin 2017

Një vit i ri sjell tendencat e reja, ndaj është në zgjedhjen e gjithsecilit nëse do të jetë in apo out për 2017.

Sugjerimet janë bërë me dije me nga revistat dhe editorët më të në zë të modës. Për të patur një pamje sa më në modë, revista Elle keshillon:

  • Zgjidhni vijat. Duket se kjo tencencë ka një jetë të gjatë. Ky është një trend i zgjatur në dy deri tre sezone dhe me shumë mundësi do të vazhdojë edhe më gjatë para.
  • Zgjidhni atlete. Ato do të vijojnë të jenë jashtëzakonisht popullore përgjatë këtij viti. Për shkak të prakticitetit të tyre nuk mund të konsiderohet asnjëherë që keni shumë. Me shkëlqim, leopard apo saten aletet janë aq komode sa kjo është edhe një arsye për të blerë disa lloje të tilla.
  • Printimet artisktike në dizenjo. Nga Roksanda dhe Celine, tek Marni, Valentino dhe shumë marka të tjera. Këto modele, si referenca të forta të artit do të jenë edhe në vitin 2017 shumë in.
  • Te medha. Zgjidhni canta dhe vethe te medhenj, sepse keto do jene trendy kete vit.

Për tu shmangur gjatë 2017:

Korsetë patën një zhvillim të madh në vitin 2016, por stilistët duket se nuk do të vazhdojnë me këtë trend gjatë 2017.

2017moda3

Një ndryshim i madh po vjen në botën e xhinseve. Shmangni xhinset e ngushta që kanë mbizotëruar për një kohë të gjatë. Gjatë këtij viti është koha të zgjidhni siluetat vintage.

2017moda2

Po ashtu shmagni format asimetrike në të veshur. Dhe përvec kësaj, fustanet prej mendafshi, romantike dhe luksoze tashmë i përkasin të kaluarës. Përshtasni një mënyrë të veshuri më të lehtë për  vitin e ri.

2017moda1

Shmangni takat e larta mbi 10 cm. Gratë gjithmomë e më shumë po përqëndrohen tek prakticiteti dhe rehatia. Investimi imirë për këtë vit janë këpucët me stil dhe të rehatshme.

Së fundmi duket se atletet e bardha te thjeshta e klasike nuk janë më në modë. Përdorni ato me logo dhe stampime.

femra-moderne.com