Kurseni energjinë elektrike kur gatuani, përdorni tenxhere me presion, eleminoni sa të mundeni parangrohjen e furrës, përdorni kapakun e enës kur gatuani… dhe do ta shikoni sa energji do kurseni
Sigurisht që energjia elektrike përbën akoma një problem për vendin tonë, por sidoqoftë na ka ndodhur të gjithëve të mbetemi të pakënaqur kur kemi marrë faturën e KESH-it në dorë dhe kemi parë shuma të mëdha parash për të paguar. Por ne si konsumatorë mund të bëjmë diçka vetë për të kursyer në faturën e energjisë elektrike.
- Indeksi “Class A” i të gjitha pajisjeve elektroshtëpiake tregon se janë ekonomike. Prandaj zgjidhini ato me kujdes.
- Sobat e “klasit A” kursejnë deri në 40% të energjisë, janë vërtet pak më të shtrenjta, por janë më kursimtare për energjinë.
- Për sobat elektrike duhet përshatur diametri i enëve me diametrin e pllakës së gatimit dhe fundi të jetë i sheshtë, keshtu kursen 50% të energjisë.
- Fikeni pllakën e sobës elektrike 10 minuta para se të përfundojë gatimi, ato vazhdojnë të mbeten të nxehta. E njëjta gjë vlen edhe për furrën.
- Kur gatuani përdorni kapakun e enës, sepse n.q.s nuk e përdorni harxhoni 3-fishin e energjisë elektrike.
- Mos përdorni shumë ujë kur gatuani, vetëm sa të mbulohet ushqimi me ujë.
- Tenxheret me kate janë super ekonomike, avulli i prdhuar nga ena e katit të parë lejon gatimin e ushqimit në pjesën e sipërme të enës.
- Një tenxhere me presion gatuan më shpejt ushqimin se tenxheret normale dhe kursen nga 40-70% të energjisë elektrike.
- Duhet të nxirret nga frigoriferi ushqimi i ngrirë 1 orë para fillimit të gatimit, kështu ushqimi gatuhet më mirë dhe më pak energji elektrike.
- Parangrohja e furrës nuk ndihmon në kursimin e energjisë, prandaj mos e bëni perveç rasteve kur do të gatuani ushqime që e kërkojnë këtë process, siç janë p.sh., ëmbëlsirat, etj..