Gjate stines se veres eshte edhe me e rrezikshme prekeni nga melanoma, por ju mund te mbroheni nga kjo semundje
Çdo ndryshim në madhësi, formë, ngjyrë, lartësi, ose në një tjetër tipar, apo ndonjë simptomë të re të tille si gjakderdhje, kruajtje ose krijimi i nje koreje – tregojnë rrezik. Ne keto raste keshillohet te shkoni menjehere tek mjeku onkolog.
Përdorimi i kremrave kundër diellit mund të mos jetë efektive nëse atij i mungon vitamina D, si dhe tek kremrat që kanë përmbajtje parfumi. “Gjithmonë duhet të gjenden kremra me vitaminë D që është mbrojtëse për lëkurën, kremra hidratant, ujorë që thithen nga lëkura dhe të kenë përbërje pa parfum. Mirë është të rrini nën cadër, në hije. Ndërsa të futesh në ujë dhe të bësh not nuk është e ndaluar”,- këshillon Prof. Dr. Agim Karaj.
Aktualisht në vendin tonë mungojne studime te specializuara për të treguar shpeshtësinë e melanomas apo dhe programe të mirëfillta për të sensibilizuar popullaten për rrezikun dhe parandalimin e saj, ndërkohe që cdo ditë paraqiten dhjetra raste të diagnistikuar me Melanoma.
Rregullat qe duhet te mbani parasysh
- Djegia nga dielli e rrit rrezikun per kancer lekure, prandaj ruhuni qe te mos digjeni asnjehere.
- Rrini ne hije kur rrezet e diellit jane me te forta dhe vendosni krem mbrojtes edhe poshte rrobave.
- Per femijet duhet kujdes edhe me i vecante.
- Perdorni krem me faktor mbrojtes 30.
- Njerez qe kalojne shume kohe nen diell, per shkak te punes ose lojes, jane ne rrezik me te madh nese nuk marrin masat e duhura.
- Nese keni sy, floke dhe lekure te celet jeni me te rrezikuar nga kanceri i lekures.
- Nese keni shume nishane ose pika ne lekure, rreziku qe ju te prekeni nga kanceri i lekures eshte me i larte se mesatarja, prandaj merrni masa ekstra qe te mos digjeni nga dielli.
- Mbani nen kontroll ndryshimet e mundshme ne lekuren tuaj, nese ju del nje nishan i ri, ose nese ju rritet, nese ju shfaqet ndonje gunge ose kokerr si dhe nese keni ndryshim te ngjyres, madhesise ose formes se nishaneve, qukave apo njollave qe keni zakonisht.
Lexoni se si mund te beni vete nje kontroll te nishaneve: Si te ekzaminoni veten tuaj per melanoma.