Si të mbroheni nga temperaturat e larta dhe të nxehtit dhe disa keshilla shume te rendesishme per grupe te vecanta, si femijet dhe te moshuarit
- Evitoni nëse është e mundur daljet nga shtëpia në orët e nxehta të ditës,11.00 – 17.00
- Vishuni lehtë, me veshje pambuku, me rroba të gjëra, dhe ngjyra te hapura, si në shtëpi edhe kur dilni nga shtëpia
- Mbani në kokë kapele, çadër dhe syze kur dilni jashtë
- Mbani shtëpinë sa më të freskët. Hapni dritaret herët në mëngjes dhe në mbrëmje vonë. Mbani mbyllur dritaret gjatë ditës
- Temperaturat në shtëpi duhen mbajtur deri në 25-27 ° dhe asnjëherë jo më shumë se 5-6° më pak se ambienti jashtë.
- Evitoni korrentet e mundshme.
- Freskohuni herë pas here me ujë të freskët, duke bërë dush, ose duke u lagur me peceta për të ulur temperaturën e trupit, në krahë, qafë, ballë.
- Pini lëngje ose ujë në mënyrë të mjaftueshme të paktën deri 2 litra në ditë.
- Mos përdorni pije alkoolike, lëngje me shumë sheqer apo kafeinë
- Konsumoni vakte të lehta me përmbajtje të lartë uji, si zarzavate, fruta.
- Gatuani dhe ruani ushqimet të sigurta
- Evitoni aktivitete fizike të forta, sidomos në orët e nxehta të ditës, 11- 17
- Tregoni kujdes për fëmijët, të moshuarit, personat e sëmurë apo edhe të vetmuar.
KUJDESI PËR GRUPE TË VEÇANTA
FËMIJËT
- Nuk duhen ekspozuar në diell fëmijët deri në moshën 6 muajshe.
- Femijët absolut isht nuk duhen ekspozuar në diell midis orës 11 – 17
- Ekspozimi në diell bëhet duke shëtitur me fëmijën. 5
- Fëmijët ditët e para të ekspozimit në diell duhet mbajtur te veshur me rroba prej pambuku.
- Mbajuni në kokë kapele me anë të gjëra që të mbrojë veshët, fytyrën apo hundën.
- Fëmija duhet të mbajë syze dielli të errata.
- Kremrat mbrojtës duhet të jenë në përshtatje me fototipin e lëkurës së fëmijës dhe fortësinë e rrezeve ultraviolet. Sa më e bardhë të jetë lëkura e fëmijës aq më i lartë duhet faktori mbrojtës por gjithnjë me numër mbi 15.
- Përsërisni disa herë lyerjen me produkte mbrojtëse të lëkurës sidomos mbas larjes, djersit jes apo fshirjes me peshqir.
- Duhet tu jepen lëngje frutash, ujë natyral i pastër, si dhe supë zarzavatesh, pavarësisht nëse ka apo jo bark edhe të vjella
- Duhet tu jepen ushqime të lëngshme, të gatuara në moment dhe jo të ushqime të mbetura.
- Në shtëpi të qëndrojnë në ambiente të freskëta në temperaturë deri 25 gradë celsius e me lagështi normale
- Mos i lini asnjëherë fëmijët të futen në ujë pa mbikeqyrje.
- Asnjëherë mos i lini fëmijët vetëm në makinë.
- Asnjëherë mos i lini fëmijët të flenë në makinë.
- Ambjentin ku banoni mbajeni sa më të freskët të jetë e mundur.
PËR TË MOSHUARIT
- Mbani mbyllur dritaret gjatë ditës, freskojini dhomat në mëngjes dhe darkë.
- Evitoni korrentet e mundshme të erës.
- Daljet në diell në orët e nxehta, 11 – 17 duhen evituar dhe reduktoni sforcot fizike në këto orë.
- Mbani kapele apo çadër kur dilni në rrugë.
- Vishni rroba të gjëra, të lehta, me ngjyra të çelura dhe mundësisht prej pambuku.
- Pini lëngje ose ujë në mënyrë të mjaftueshme (1,5 – 2 litra në ditë ) edhe nëse nuk keni etje.
- Mos përdorni pije alkoolike, lëngje me shumë sheqer apo kafeinë.
- Kontrolloni sitemat ikisht temperaturën e trupit.
- Freskohuni herë pas here me ujë të freskët duke bërë dush ose duke u lagur me peceta në krahë, qafë, ballë për të ulur temperaturën e trupit.
- Konsumoni vakte të lehta me përmbajtje të lartë uji, si zarzavatet dhe frutat.
- Përdoreni kripën në sasi minimale.
- Ruajini ushqimet në frigorifer.
- Nëse jeni vetëm dhe keni probleme shëndetësore mbani telefonin pranë.
- Qëndroni nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekut të familjes ose specialistit
- Mbani në kokë kapele me anë të gjëra që të mbrojë veshët, fytyrën apo hundën.