Si te ndaloni renien e flokeve me ndihmen e qepes

Ne kete artikull do t’ju tregojme se si te ndaloni renien e flokeve me ndihmen e qepes. Por në të njëjtën kohë qepa mund të përshpejtojë rritjen dhe cilësinë e flokut.

Thuhet se, receta e qepës së kuqe i ka kaluar kufijtë e famës duke u përdorur edhe nga artistë të Hollywood-it. Shumë studime individuale kanë treguar se qepët e kuqe parandalojnë humbjen e flokëve në 87% të rasteve. Pas trajtimit me lëng qepe të kuqe për një muaj rresht, ju do të mbeteni të befasuar me pamjen e flokëve tuaj. Përveç kësaj, dermatologët pretendojnë se lëngu i qepës nuk shkakton pasoja të dëmshme apo efekte anësore në lëkurën e kokës. Ata që e kanë provuar tashmë këtë metodë thonë se rezultatet pas një muaji janë të mahnitshme!

Cili është sekreti i qepës të kuqe?

Qepa është e pasur me squfur. Ky mineral është një nga blloqet kryesore të ndërtimit të flokëve. Ajo përmirëson qarkullimin e gjakut dhe siguron qe folikulat e flokëve te ushqehen mjaftueshëm. Qepa gjithashtu ka veti anti-bakteriale. Në kete mënyrë ajo ndihmon te luftoje infeksionet e kokës që mund të bejne të mundur renien e flokëve. Për më tepër, qepa përmban enzimen katalazë, e cila është një anti-oksidant që mund të parandalojnë thinjen e parakohshme.

 

Receta me qepë të kuqe për parandalimin e renies se flokeve dhe rritjen e tyre

  1. Qeroni, pastroni dhe lani mire 1 qepe te madhe.
  1. Priteni qepen ne copa te vogla dhe grijeni ne mikser. Gjithashtu mund ta grini edhe ne rende, nga ana me thika te vogla. Mund ta perfitoni lengun edhe duke e shtrydhur ne mikser.
  1. Vendoseni lengun ne nje nape dhe kulloni sa me shume te jete e mundur lengun.
  1. Me lengun e qepes masazhoni skalpin e kokes dhe rrenjet e flokeve.
  1. Mbajeni per 30-45 minuta dhe me pas lani koken me shampo.

Ky trajtim mund te perseritet 2 here ne jave, ose te pakten 1 here ne jave.


Leng qepe dhe uje i ngrohte per shpelarjen e fundit

  • Ju duhet 1 luge gjelle leng qepe dhe 1 liter uje i ngrohte
  • Perzieni lengun e qepes me ujin e ngrohte dhe perdoreni per shpelarjen e fundit pasi jeni lare me shampo.
  • Mund ta beni kete cdo here qe laheni. Mbani parasysh se era e qepes do te ndihet deri kur te laheni serish me shampo.

 

Po ju a e keni provuar kete alternative? Nese jo, a do ta provonit? Na tregoni per rezultatet tuaja nepermjet komenteve…

femra-moderne.com