Disa keshilla mode per te perditesuar pamjen tuaj, nga faqja fashionsquad.com.
Si te perditesoni pallton e vjeter?
Menyra me e thjeshte per te perditesuar pallton tuaj te vjeter? Vendosni nje rrip ne mes!
C’duhet te dini per klasiken
Sa me shume kalojne vitet, aq me teper do ta gjeni veten duke pelqyer veshje qe do te zgjasin per vite me radhe… Si ne foton e mesiperme: te gjitha keto veshje mund te vishen here pas here per vite me radhe dhe gjithmone do dukesh “e veshur mire”. Veshjet klasike jane ato qe, jo vetem jane gjithmone ne mode, por edhe nuk te merziten asnjehere. Mbani mend, cdo here qe dili per shopping, investoni ne blerjen e veshjeve klasike, pasi ato jane themelet e nje garderobe te mrekullueshme.
Pardesyja
Nje veshje qe nuk del asnjehere nga moda. Pardesyja eshte nga ato veshje klasike qe shkojne me gjithcka dhe eshte e perjetshme. Prandaj, te kesh nje te tille ne dollap eshte gjithmone nje investim i mire.
Me pak, me mire
Si ne cdo fushe te jetes, edhe ne mobilimin e shtepise, edhe ne veshje, sa me thjeshte, aq me mire do dukeni. Mos u ngarkoni shume, dhe gjithmone do dukeni mire. Perditesoni edhe pamjen e shtepise tuaj, duke “e veshur” sa me lehte dhe duke mos e ngarkuar shume.
Me te zeza
E veshur e gjitha me te zeza, por duke e thyer me dicka te bardhe, eshte gjithmone nje ide e mire.
Jepini pak drite pamjes tuaj
Perditesoni veshjen tuaj duke futur ngjyra te ndritshme ne te.
Klasike me nje prekje te vecante
Dihet qe veshja klasike nuk del asnjehere nga moda. Por do te mjaftonte ndonje detaj i vogel per te perditesuar xhaketen klasike te zeze. Ne kete rast, tegelat me pe te bardhe jane prekja e vecante qe e bejme edhe me te bukur e moderne veshjen klasike.
Kontrastoni
Keni nje pallto te bardhe ose roze te lehte? Menyra perfekte per ta veshur eshte nese e kontrastoni me ngjyra te erreta. Rezultati? I thjeshte dhe i bukur!