Si te perdorim avokado per fytyre dhe floke te bukur

Kur është fjala për maska fytyre, përfshirja e avokados si një përbërës aktiv vjen pothuajse natyrshëm. Por edhe per floket, perberesit e avokados bejne mrekulli

Nese shtoni avokado te shtypur në përzierje të ndryshme do të ndikojë pozitivisht në gjendjen e lëkurës. Frutat përmbajnë minerale vitale të tilla si kalcium, hekur, bakër, kalium, magnez dhe vitamina të tjera që ofrojnë një gamë të gjerë të përfitimeve.

Si ndikon fruti i avokados në lëkurën tonë?

  • Avokadot trajtojne lëkurat e ndjeshme, të thata ose lëkurat e prirua për puçrra.
  • Rrit elasticitetin e lëkurës
  • Eliminon efektet e plakjes
  • E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës.
Maska bukurie me avokado

Kur avokadot fituan popullaritet në industrinë e bukurisë, shumë marka mbështetën krijimin e produkteve të tyre më bazë të vetme avokadot. Me kalimin e kohës, ekspertët e bukurisë filluan duke kërkuar për variacione në këto maska  fytyre me avokado.

1. Maske kundra rrudhave me vaj ulliri dhe avokado

  • Perzieni ¼ avokado me ¼ luge vaj ulliri dhe aplikojeni ne fytyre.
  • Mbajeni 10 minuta dhe shpelajeni.

2. Maske me avokado dhe mjalte

  • ½ avokado e pjekur
  • 2 luge gjelle uje i ngrohte
  • 1 luge mjalte
  • Shtypni avokadon me nje pirun.
  • Shkrini mjaltin ne ujin e ngrohte dhe bashkojeni me avokadon.
  • Vendoseni ne fytyre dhe mbajeni 10 minuta, me pas shpelajeni me uje te ngrohte.

3. Maske fytyre me avokado dhe kos per lekure me akne ose te thate

  • ¼ avokado e pjekur
  • 1 luge gjelle kos natyral
  • ½ luge mjalte
  • Bashkoni te gjithe perberesit derisa te perfitoni nje paste.
  • Aplikojeni ne fytyre dhe mbajeni 10–15 minuta para se ta shpelani me uje te ngohte.

4. Maske me avokado dhe kajsi

  • ½ avokado e pjekur
  • ½ kajsi e pjekur
  • Shtypni avokadon dhe kajsine vec e vec, me pas bashkojini mire e mire bashke.
  • Aplikojeni ne fytyre dhe mbajeni per 30 minuta  — ose gjate gjithe nates nese fytyra juaj ka nevoje per ushqyerje ekstra — dhe shpelajeni me uje te vaket.

5. Maske me avokado dhe banane per lekure te yndyrshme

  • 1 avokado e pjekur
  • 1 banane
  • e verdhe veze
  • Shtypni avokadon dhe bananen vec e vec, me pas bashkojini te tre perberesit mire.
  • Mbajeni ne fytyre per 10–15 minuta me pas shpelajeni.
  • Kete maske mund ta perdorni edhe per floket. I forcon, jep shkelqim dhe jete.

6. Maske flokesh me vaj ulliri dhe avokado – per floke qe keputen

  • 1 avokado e pjekur
  • 2 – 3 luge vaj ulliri
  • 1 luge mjalte
  • kos (opsional)
  • Priteni avokadon ne copa te vogla dhe futeni ne mikser. Shtoni vajin, kosin dhe  mjaltin.
  • Bluajini se bashku derisa te perfitohet nje mase homogjene.
  • Aplikojeni mbi floket e lagur nga rrenjet tek maja.
  • Mbajeni 40 – 45 minuta pastaj shpelajeni me uje te bollshem.
  • Lajeni si zakonisht.

femra-moderne.com