Si te perdorni karafilin per nje lekure te re dhe pa akne

Aroma e ëmbël dhe pikante e karafilit e bën një nga erëzat e rralla dhe më të vlefshme për njerëzimin.

Karafilin e kanë përdorur jo vetë për vlerat medicinale por edhe për përdorimet në fushen e bukurisë. Farat e karafilit janë antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë të luftojmë radikalet e lira dhe përmirësojnë imunitetin.

Farat e karafilit janë të pasur me vitaminat A dhe C, prandaj duhen përfshirë në receta të ndryshme bukurie. Ja disa mënyra se si t’i përdorni karafilat për bukurinë:

Për lëkurë më të re

Përzieni një pikë vaj esencial të karafilit me pak vaj të arrës së kokosit. Vendoseni si maske që të ushqeni lëkurën dhe ajo do të ketë një pamje më rinore.

Për aknet

Përzieni karafil pluhur me mjaltë dhe vendoseni në lëkurë si maskë për të zgjidhur problemin e akneve.

  • Kundër shenjave që lënë aknet mund të përdorni 3 pika vaj esencial karafili dhe një lugë çaji me vaj të arrës së kokosit.

Për flokët

Përdoreni vajin esencial të karafilit edhe për flokët. Ai ka aftësinë të forcojë dhe trashë flokun, por edhe të balancojë yndyrën në lëkurë.

Start typing and press Enter to search