Si te beni te mundur qe femijet te kene nje rikthim pa stres në shkollë pas pushimeve…
Pas pushimeve të Krishlindjeve dhe Vitit te Ri pasuan edhe 2 jave te tjera qe i bene edhe me te gjata keto pushime dimerore. Për disa fëmijë mund të jetë e mërzitshme te rikthehen ne shkolle pas gjithe ketyre diteve pushim dhe shumë momenteve magjike të kaluara të gjithë bashkë.
Pas atmosferës festive, llastimit, fëmijët duhet t’i kthehen të përditshmes, detyrave dhe mësimeve. Edhe të rriturit nuk e përjetojnë mirë kthimin në punë. Ja disa strategji për t’u rikthyer pa stres në shkollë.
Programet e bukura
Mënyra më e mirë për tíu kthyer normalitetit është bërja e një programi të bukur dhe të kënaqshëm. Nuk është e nevojshme që të bëhet fjalë për pushime ose një fundjavë, funksionojnë edhe gjërat e vogla të përditshme. Për shembull një ditë dedikuar vetëm ëmbëlsirave në pastiçeri, një pasdite në cirk, në teatër, muze, apo duke vizatuar me miqtë e vegjël. Mënyrat janë të ndryshme dhe sipas preferencave të të vegjëlve dhe të rriturve.
Sjellje të reja
Për të hequr ndjesinë e monotonisë dhe rutinës mund të filloni vitin e ri duke ndryshuar disa sjellje në familje. Disa ide: të shkoni të gjithë në shkollë më biçikletë, apo makinë, lojëra të reja pasdite, apo aktivitete jashtëshkollore, ndryshimi i çantës së shkollës, të hani mëngjesin me muzikë… Ndryshimi, që shpesh tremb të rriturit, u pëlqen fëmijëve që e jetojnë si një aventurë apo një mundësi për t’u vënë në provë.
Jo ankth për performancën në mësime
Rikthimi në shkollë pas një pushimi të gjatë festash është traumatik, pasi rikthehen orët e studimit. Të largoni ankthin është gjëja e parë që duhet të bëni, për të nisur vitin e ri me një shpirt të ndryshëm. Më të lehtë dhe më të shëndetshëm për të gjithë familjen.
Qëndroni bashkë
Me fillimin e shkollës mund të organizohen raste të tjera për të qëndruar me shokët (ose prindërit e miqve të klasës). Festa me maska, pizhama party, kinema në shtëpi, pasdite në kend lojrash, piknikë, ndeshje futbolli ose volejbolli, etj.