Si te përgatisim vetë gjalpë të freskët

Gjalpi i bërë në shtëpi është pa asnjë dyshim alternativa më e mirë dhe më e shijshme se çdo lloj gjalpi tjetër. Mësoni dy mënyrat se si mund ta prodhoni gjalpin në shtëpi.

Mënyra e parë

  • Mënyra e parë ka të bëjë me një punë të mirëfilltë krahu e cila rezulton në një masë gjalpi që s’ka të përshkruar.
  • Përgatitja e gjalpit kërkon një punë të mirëfilltë përgatitore.
  • Ajo ka të bëjë me mbledhjen e ajkës së qumështit sa herë që e zieni atë për ta bërë kos.
  • Në harkun kohor të një muaji ju dalëngadalë mund të mblidhi rreth 500 gramë ajkë të cilën duhet ta ruani në zonën e ngrirjes.
  • Një ditë përpara përpunimit të ajkës, nxirreni enën e qelqit ku e keni ruajtur atë dhe lëreni të shkrihet në mënyrë natyrale.
  • Pasi të jetë shkrirë hidheni në një kavanoz qelqi dy litërsh, shtoni një litër ujë të ngrohtë.
  • Tani fillon puna më e vështirë: kavanozi duhet tundur rregullisht për rreth një orë.
  • Kavanozi duhet tundur në mënyrë të rregullt dhe ngadalë.
  • Ajo që ndodh në këtë rast është shpërthimi, përplasja dhe bashkimi i molekulave të yndyrës
  • Kështu krijohet një shtresë gjalpi që ndahet nga qumështi.
  • Me kalimin e minutave do të vini re se zhurma e valëzimeve të ujit dhe ajkës do të ndryshojë.
  • Gurgullima do të sinjalizojë formimin e topthave të vegjël të gjalpit që më vonë do të bashkohen në një grumbull të madh.
  • Pasi gjalpi të jetë formuar, ruajeni në një enë qelëi të mbushur me ujë të pastër.
  • Sipas preferencës mund t’i shtoni kripë ose jo.

Mënyra e dytë 

  • Mënyra e dytë ka të bëjë më shumë me përdorimin e pajisjeve të ndryshme siç është mikseri.
  • Hidhni një ose dy filxhanë me ajkë qumështi në mikser dhe përpunojeni në një shpejtësi mesatare dhe të qëndrueshme.
  • Me dy filxhanë ajkë do të nxirrni 100 gramë gjalpë.
  • Masa do të trashet dhe do të çlirojë copat e gjalpit që gjithësesi vazhdojnë të mbeten të integruara në ajkë.
  • Në rrotullimin e fundit gjalpi dhe qumështi do të ndahen plotësisht.
  • I gjithë ky proces zgjat 5 minuta.
  • Qumështin e mbetur ruajeni për përdorim të mëvonshëm.
  • Gjalpin shpërlajeni me ujë të bollshëm dhe vendoseni në një enë të mbushur me ujë shumë të ftohtë.
  • Masën e gjalpit përpunojeni me duar që të nxirrni prej tij të gjithë qumështin e mbetur.
  • Këtë mund t’ju duhet ta bëni 6-7 herë deri sa ajo që mbetet të jetë tërësisht gjalpë.
  • Sipas dëshirës mund të shtoni kripë, hudhër të grirë hollë ose majdanoz.
  • Gjalpi i bërë në shtëpi nuk zgjat shumë sepse nuk ka substance shtesë.
  • Nëse e ruani në temperaturë ambienti pa ujë do të prishet shpejt.
  • Nëse e ruani në frigorifer do të zgjasë më gjatë.
  • Gjalpi i freskët shkon shumë në mëngjes me një fetë bukë të thekur e një gotë çaj mali.

Burimi: AgroWeb.org

femra-moderne.com