Si të përgatisni çaj me mustaqe misri

Shqiptarët i kanë përdorur për shumë kohë mustaqet e misrit, pikërisht prej vlerave të shumta shendetesore. Mustaqet e misrit përdoren kundër infeksioneve të fshikëzës së urinës, inflamacionit në sistemin urinar, prostatës dhe gurëve në veshka. Këto fije të holla janë përdorur edhe për disa sëmundje të zemrës, diabetin, tensionin e lartë të gjakut, lodhjen dhe nivelin e lartë të kolesterolit. Ja dy menyra se si te pergatisni cajin me mustaqe misri.

Receta 1

Perberesit:

  • Mustaqe të thata ose të njoma të misrit
  • Ujë
  • Lëng limoni

Pergatitja:

  • Ziejeni ujin për pak kohë me pas shtoni mustaqet e misrit dhe lërini të ziejnë për disa minuta.
  • Lëngu do të ngjasojë me lëngun e një karameli të shkrirë ngjyrë kafe.
  • Kullojeni dhe shërbejeni të ftohtë ose të nxehtë.
  • Mund te shtoni lëng limoni për ta bërë çajin më të shijshëm.
  • Çajin e mbetur mund ta ruani në frigorifer për pak ditë.

Receta 2

Perberesit:

  • • Mustaqe të thata të grira
    • Ujë
    • Mjaltë

Pergatitja:

  • Kjo metodë nuk kërkon ujë të zier. Hidhni pak ujë në një kavanoz qelqi me kapak.
  • Shtoni mustaqet e misrit në ujë.
  • Mbylleni kapakun dhe mbajeni kavanozin në një vend në diell për një ditë të plotë.
  • Në fund të ditës, futeni kavanozin brenda, kulloni ujin, shtoni mjaltë dhe përzijeni mirë.
  • Kavanozin mbajeni në frigorifer dhe shërbejeni të ftohtë.

Kjo metodë është ideale për ata që duan të përftojnë vlerat natyrale të mustaqeve të misrit.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search