Si të përgatisni reçel shege në shtëpi

Kjo eshte receta per te pergatitur vete ne shtepi recel me shege.

Përbërësit:
  • 4 gota lëng shege
  • 1/4 filxhan lëng limoni
  • 1 pako pektin pluhur (agjent xhelatinoz)
  • 5 gota sheqer kaf

Përgatitja:1 Bëni lëngun. Ka dy mënyra themelore për të bërë lëng shege nga shegë të freskëta.

  • Hapeni shegën dhe futeni në një enë të mbushur me ujë. Hiqini kokrrat e shegës duke mos e nxjerrë nga uji. Kokrrat e kuqe do të zhyten në fund të enës, ndërkohë që membrana e bardhë do të lundrojë në sipërfaqe. Largojeni atë dhe kullojini kokrrat. Vendosini në një mikser deri sa ato të shkërmoqen. Merrni një kullesë dhe kullojeni lëngun. Përdorni një lugë druri që të nxirrni sa më shumë lëng nga mikseri.
  • Mënyra e dytë për të nxjerrë lëngun është të përdorni një shtrydhëse manuale frutash. Së pari, duhet të lani shegën dhe më pas prijeni në gjysmë. Vendoseni në shtrydhësin manual dhe do të keni menjëherë gjithë lëngun e shegës. Kjo metodë shkurton shumë kohë në krahasim me metodën e parë, por duhet të dini që shija është më e thartë sepse bashkë me kokrrat shtrydhet edhe lëkura.

2 Përgatitni kavanozat. Sterilizoni kavanozat ku do te ruani recelin, duke i ziere në ujë të vluar për disa minuta.

3 Ne nje tenxhere hidhni lëngun e shegës, lëngun e limonit dhe pektinen. Vendoseni ne nxehtesi te larte dhe perziejeni here pas here qe te mos ngjitet.

4 Shtoni sheqerin. Kur të keni arritur një zierje të plotë, shtoni sheqerin. Lereni te vloje fort për 2 minuta. Hiqeni nga zjarri. Lereni të pushojë për një minutë dhe me pas hiqini shkumën e formuar siper.

5 Mbushni kavanozat: Mbushni kavanozat, pastroni buzet e kavanozave dhe mbyllini mire.

6 Vendosini ne uje. Kjo behet nese  keni ndërmend që t’i ruani jashte frigoriferit. Një “dush” me ujë te vluar do t’i japi një vulë të shtrënguar. Vlojini për 5 minuta dhe pastaj hiqni nga uji. Në momentin që kavanozët e reçelit arrijnë temperaturën e ambientit vendosini në frigorifer për disa orë.

Zgjasin deri ne tre jave, pasi jane hapur.

Burimi: simplyrecipes.com

femra-moderne.com