Si te pergatisni vete sallaten ruse

Sallata ruse eshte nje nga antipastat me te preferuara shqiptare, jo vetem per festen e Vitit te Ri, por edhe per cdo rast tjeter. Imagjinoni sa e mire eshte nese e pergatisni vete, shija nuk ka te krahasuar

  • 250 g karota te qeruara
  • 250 g patate te qeruara
  • 250 g olio kikiriku (ose vaj ulliri)
  • 125 g bizele te ngrira
  • 125 g kastraveca turshi
  • 7 veze
  • uthull molle
  • mustarde
  • limon
  • kripe
  • Per receten klasike te sallates rusem pritni patatet per se gjati ne feta te trasha 1 cm, fetat pritini ne shkopinj te gjere 1 cm dhe ne fund ne kubike te vegjel.
  • Pritini edhe karotat njesoj si patatet.
  • Ziejini perimet vec e vec per pak, duke e filluar me uje te ftohte dhe te kripur deri ne momentin e vlimit. Parashikoni afersisht 10 minuta per patatet dhe 7-8 minuta per karotat.
  • kulloni perimet (qe duhet te jene al dente) dhe perhapini ne nje pjatance.
  • Zieni bizelet ne uje te vluar dhe te kripur dhe kullojini ne momentin qe do marrin vale. Vendosini tek perimet e tjera.
  • Te gjitha perimet duhet te jene te thara mire dhe te ftohta, qe te mos leshojne lageshti ne salce.
  • Zieni 4 veze per 8 minuta nga momenti kur fillon vlimi. pasi t;i ftohni, qerojini, ndajini te bardhat nga te verdhat. Pritini ne copa te vogla.
  • Pritni ne kubike kastravecat turshi.

Beni majonezen

  • Ne goten e frulatorit fusni dy veze dhe 2 te verdha veze, pak kripem nje luge mustarde, nje luge uthull molle dhe lengun e gjysme limoni.
  • Frulojini me nderprerje te shkurtra por te vazhdueshme, ne menyre qe te amalgamohen mire perberesit dhe filloni te shtoni nga pak vajin. Nderkohe qe shtoni vajin vazhdoni te fruloni salcen derisa te perftohet nje majoneze kompakte.
  • Bashkoni ne nje tas perimet e ftohura, vezet e ziera dhe te prera ne copam kastravecat dhe majonezen. Perziejini me kujdes derisa majoneza te shperndahet ne menyre homogjene.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search