Secili prej nesh mund të vuajë, në çdo moment, nga disa dhimbje në zona të ndryshme të trupit. Mund të jetë muskulor, i artikulacioneve, ose më shumë i pergjithshem dhe pothuajse gjithmonë buron nga një dëmtim, traumë, stërvitje e tepërt, por edhe nga ndonjë sëmundje.
- Analgjezikët janë ilaçet më të njohura dhe të përdorura për të zvogëluar dhimbjen tërësisht ose pjesërisht. Ekzistojnë shumë lloje dhe ato merren në bazë të origjinës dhe ashpërsisë së dhimbjes. Por përdorimi i papërshtatshëm dhe i tepërt i këtyre barnave zakonisht nënkupton efekte anësore që prekin zona të tjera të trupit, siç janë veshkat dhe mëlçia. Për këtë arsye, gjithmonë duhet t’i merrni nën mbikëqyrjen e një mjeku dhe të përpiqeni t’i shmangni ato sa më shumë që të jetë e mundur.
- Për të ulur perdorimin e ilaçeve kunder dhimbjeve te ndryshme te trupit, si një alternative mund të provoni ilaçe natyrale me veti të ngjashme.
- Speci djeges është përdorur që nga kohërat e lashta si një nga erëzat me te famshme në kuzhinë, ideale për t’i dhënë një prekje pikante gatimeve.
- Një nga perberesit e tij aktiv, kapsaicina, është përgjegjëse për aromën tipike pikante, por është gjithashtu ajo që i jep specit djeges fuqinë e madhe shëruese.
- Eshtë pikërisht kjo substancë që e bën atë një analgjezik të fuqishëm natyral të aftë për të zvogëluar lloje të ndryshme dhimbjes.
Si pergatitet?
Përgatitet me 2,5 g spec djegës pluhur me 100 ml vaj ulliri ose, më mirë, vaj bajamesh të ëmbla. Kur ta aplikoni vendosni disa pika në një shuk pambuku dhe pastaj masazhoni pjesën që ju dhemb derisa të kompletohet përthithja.
Më parë bëjeni provë te parakrahu për të parë nëse ju shkakton skuqje apo ndonjë acarim të lëkurës.
Zbut flebitin
Zgjidhja me specin djegës? Masazhoni zonën e skuqur dy herë në ditë, për 15-20 ditë.
Lehtëson artritin
Masazhoni pjesën dy herë në ditë, për një hark kohor prej 1 muaj. Terapinë mund ta përsërisni pas 4-5 ditësh që të keni bërë pushim.
Fashit dhembjet muskulare dhe ngërçet
Duke filluar nga shpina dhe duke zbritur te këmbët, fërkoni zonën që ju dhemb 1-2 herë në ditë, për 10 ditë.
Burimi: Revista Femra Moderne, Print, Nr. 181